D’Alema: Clinton ishte i bindur për fuqinë e Rugovës dhe personalitetin e tij
D’Alema: Clinton ishte i bindur për fuqinë e Rugovës dhe personalitetin e tij 11.06.2024 | 15:46
Në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe perëndimi” të organizuar nga LDK, ish-kryeministri i Italisë Massimo D’Alema ka folur për rolin e Rugovës në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.
 
D’Alema ka theksuar se shqetësimi kryesor i ish-presidentit Bill Clinton ishte se Rugova mund të fliste kundër bombardimeve të NATO-s, duke shtuar se ai ishte i bindur për fuqinë e Rugovës.
 
“Koha ka kaluar, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj përpara dhe janë shumë larg për të mirë nga ajo që kishte kërkuar Ibrahim Rugova dhe këtë situatë nuk pati mundësi të shohë ai”, tha D’Alema.
 
Ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema  tha se më shumë se kurrë Ballkanit i duhet fryma e Rugovës.
 
Sipas tij, Rugova thoshte se “Pavarësia e Kosovës do të stabilizonte rajonin”.
 
“Rugova, ky intelektual i madh, kam pas kënaqësi ta takoj dhe të diskutoj për fatin e vendit të tij. Sot përderisa kujtojmë Rugovën veçse po i rikujtojmë sakrificat e popullit të Kosovës”, tha ai në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”.
 
Ai tha se takimi me Rugovën ka qenë mundësi e jashtëzakonshme.
 
“Rugova ishte profet i paqes dhe me të drejt mori titullin Gandi i Ballkanit. Rugova në Romë, në konferencën për media falënderoi NATO-n që shpëtoi popullin e tij”, tha ai.
 
Ndryshe edhe ish-ambasadori i ShBA-së Jeffrey Hovenier kujtoi kur shumë kohë më parë se si e mori dhuratën e çmuar nga presidenti historik.
 
Ambasadori amerikan Hovenier tha se “Ibrahim Rugova ishte frymëzim për mua”.
 
“Unë dëshiroja diçka që ishte e imja dhe që ishte e tij dhe ai ma dha, dhe unë u ndjeva shumë i respektuar për atë që bënte dhe përkushtimin e tij e një njeriu shumë pragmatik. Dhe nëse shkoni sot në zyrën time në ambasadë është një gur i vogël. Atje është pjesa e vogël e kristalit tim”, theksoi ai.
 
Ndërsa, president i Akademisë Papnore për Jetën, Vicenzo Paglia, e ka vlerësuar figurën e Rugovës si të pakrahasueshme me ndonjë politikan tjetër.Ai derisa ka kujtuar Rugovën, ka thënë se ai kishte negociuar dhe kishte biseduar edhe me Beogradin në vitin 95, por nuk e braktisi asnjëherë qëllimin për pavarësi.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.