BE-ja mesazh Kosovës dhe Serbisë: Dialogu, çelës kyç për integrim
BE-ja mesazh Kosovës dhe Serbisë: Dialogu, çelës kyç për integrim 11.12.2024 | 15:55
Me akuzat ndaj Serbisë për sulme terroriste në veri të vendit, kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi, pritet të marrë pjesë në Bruksel në takimin e nivelit të kryenegociatorëve Kosovë-Serbi.
 
Zëdhënësja e BE-së, Anna Hipper, ka konfirmuar për televizionin tonë se takimi mbahet më 17 dhjetor dhe se palët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Sipas saj, në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve. Por, ka një paralajmërim ndaj palëve në proces të dialogut.‘’Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare të tij presin që palët të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara. Rruga drejt Bashkimit Evropian për të dyja palët kalon përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Takimi i radhës i kryenegociatorëve do të zhvillohet më 17 dhjetor, palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe do të shqyrtojnë një sërë çështjesh, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, tha Hipper.
 
Ndërkohë, edhe nga Qeveria e Kosovës e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 dhjetorit në Bruksel.Por, deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha, shprehet skeptik për temat që mund të diskutohen me Serbinë, derisa kjo e fundit, sic tha ai, po i sponsorizon sulmet terroriste në Kosovë.
 
‘’Ne kemi përfunduar në një dialog i cili veç dialog nuk është për arsye se Serbia nuk po i zbaton asnjërën nga dakordancat që janë bërë si në Bruksel dhe aneksin e Ohrit, dhe ka sponsorizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë terrorizmin brenda territorit të Kosovës, për të cilin edhe krye terrorist Radojiçiq po fshihen në Beograd dhe i cili nuk po fshihet nga drejtësia, nuk po arrestohet dhe nuk po ekstradohet në Kosovë. Serbia po e spozorizon destabilizimin e Kosovës dhe të Ballkanit. Prandaj, ne nuk po e dimë faktikisht se për çfarë të dialogojmë duke e ditur se edhe dialogu deri tani edhe në dibalancë për shkak se Kosova është nën masa të BE-së, ndërsa Serbia po ledhatohet”, tha Batusha.Në anën tjetër opozita ka vazhduar avazin e saj të kritikave ndaj Qeverisë për mos transparencë dhe mungesë të rezultateve konkrete në dialog. Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, akuzoi kryeministrin Kurti se ka hequr dorë nga marrëveshja me njohje reciproke në mungesë të një agjende të qartë.
 
‘’Nuk mundesh me prit rezultate nga një Qeveri që i ka ditët e fundit të saj, kur nuk ka pasur katër vite rezultate. Nuk pret as bashkësia ndërkombëtare dhe as qytetarët rezultate”, tha Beqa për rtv21.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.