6 persona të arrestuar nga aksioni “Milioni” kundër fajdesë, u sekuestruan 20 njësi banesore dhe lokale afariste
6 persona të arrestuar nga aksioni “Milioni” kundër fajdesë, u sekuestruan 20 njësi banesore dhe lokale afariste 01.11.2024 | 13:37
Policia ka dhënë detaje lidhur me aksionin kundër fajdesë të zhvilluar dje në Suharekë e Prizren.Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të rënda ka realizuar operacion në regjionin e Prizrenit dhe të Suharekës në gjashtë lokacione të ndryshme.
 
Aty bëhet e ditur se janë arrestuar gjashtë burra për veprat penale të fajdesë dhe detyrimit.“Gjatë operacionit policor është zbatuar urdhër-kontrolli i gjykatës në vendbanimet e personave të dyshuar ku janë sekuestruar 20 njësi banesore dhe lokale afariste, 5 automjete, 5 armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm, kontrata, para kontrata, të holla të gatshme, prova digjitale, si dhe janë bllokuar llogarite bankare të personave të dyshuar”.
 
Sipas policisë, vlera e përfituar nga veprimtaria e fajdesë në këtë rast e kalon shumën mbi 1 milionë euro.“Të dyshuarit në këtë rast me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kanë kontraktuar shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë, në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës. Të dyshuarit kanë arritur të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme nga viktima shuma të mëdha të parave si dhe prona të paluajtshme dhe të luajtshme si formë e interesit nga veprimtaria e fajdesë, vlera e të cilave kalon shumën mbi 1 milion euro. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.