Këshilli i Evropës (KE) ka aprovuar pakon e trembëdhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë, shkruan Gazeta Metro.
Kjo pako fokusohet në limitimin e mëtutjeshëm të aksesit të Rusisë në teknologjitë ushtarake si dronët si dhe listimin e kompanive shtesë apo individëve të cilët janë të përfshirë në luftën e Rusisë ndaj Ukrainës.
Me këtë pako të re numri i personave të futur në listë të zezë ka shkuar përmbi 2000 duke goditur kështu personat të cilët i kanë mundësuar Rusisë zhvillimin e luftës.
Sanksionet përfshijnë gjithashu personat të cilat po ndihmojnë Rusinë që të pajiset me raketat koreanoveriore.
Gjithashtu me këtë pako synohet limitimi i industrisë ushtarake ruse në sigurimin e komponentëve që mundësojnë prodhimin e dronëve./gazetametro.net