Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit dhe punojnë për eliminimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet katastrofike në Bosnje dhe Hercegovinë.
Dhjetëra banesa janë shkatërruar plotësisht në zonën e Jabllanicës dhe rreth njëzet në zonën e Konjicës.
Qytetarët që kanë mbetur pa shtëpi janë akomoduar në hotelet Jabllanicë dhe Maksumiç, si dhe në Shtëpinë e të moshuarve në Jabllanicë. Pjesa tjetër u vendos me miqtë dhe të afërmit në banesa dhe shtëpi, njoftoi Administrata Federale e Mbrojtjes Civile, transmeton Dnevni avaz.
Janë më shumë se 300 vullnetarë në terren që ndihmojnë popullatën. Komunikimi rrugor mes Mostarit dhe Jabllanicës është vendosur sot në mëngjes vetëm për shërbimet e shpëtimit dhe emergjencave, ndërsa në zonën e Dreznicës është vendosur komunikimi rrugor Gornja Drežnica-Donja Drežnica.
Fshatrat Perutac dhe Rogobrdo janë bllokuar, por asnjë banorë nuk është në rrezik. Mbrojtja Civile e Jabllanicës apelon që të gjithë ata që ofrojnë ndihmë fillimisht të kontaktojnë Qendrën Operative të Mbrojtjes Civile të Jabllanicës për koordinim të mëtejshëm.