Gazeta amerikane, Washington Post, ka raportuar se inteligjenca ushtarake ukrainase është përfshirë direkt në operacionin e terroristëve suni në Siri duke dërguar 20 operatorë me eksperiencë të dronëve si dhe 150 dronë në rajonin e Idlib vetëm 5 javë para fillimit të operacionit, transmeton Gazeta Metro.
Sipas inteligjencës perëndimore, ndihma nga Kievi për rrëzimin e regjimit të Assadit luajti rol në këtë ngjarje mirëpo sipas tyre roli ishte modest.
Përfshirja e Ukrainës në Siri vjen si pjesë e një përpjekje më të gjërë ukrainase të kryej zhvilloj operacioni kundër Rusisë jo vetëm brenda territorit të saj por edhe në Lindje të Mesme dhe Afrikë.
Administrata e Biden ka mohuar gjithnjë të pranoj se është në dijeni për përfshirjën e Ukrainës në Lindje të Mesme, raporton The Washington Post.
Ukraina ka qenë në kërkim të mënyrave se si të dobësoj influencën ruse dhe ta godasë atë brenda Rusisë dhe jashtë saj./gazetametro.net