O’Brien: ShBA-të do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës
O’Brien: ShBA-të do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës 13.01.2025 | 15:37
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur rreth dialogut strategjik mes ShBA-së dhe Serbisë.
 
O’Brien në një intervistë për RTS-në, ka thënë se çështja e Kosovës është një nga më të ndjeshmet, pasi që Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nuk pajtohen rreth kësaj teme.
 
“Dialogu strategjik SHBA-Serbi është një mundësi për dy qeveritë tona për të bashkëpunuar në programe që do të jenë të përhershme. Është një shenjë e pjekurisë së marrëdhënieve tona. Presidenti Vuçiq theksoi temat e tij të rëndësishme, janë gjashtë apo shtatë tema në atë listë dhe kjo do të krijojë një mënyrë në të cilën ne mund të bashkëpunojmë në afat të gjatë”, tha ai.
 
Ai tha se tani ekziston një mundësi për të propozuar një vizion se si mund të jetojnë serbët në Kosovë.
 
“Qëndrimi ynë është se ekziston një mundësi për të propozuar një vizion se si serbët mund të jetojnë brenda Kosovës si komunitet, por edhe si qytetarë të plotë të Kosovës. Dialogu strategjik është një mundësi për t’u siguruar se ka shumë mirëkuptim të qëndrimeve të të gjitha palëve.
 
Vendimet do të jenë në dorën e popullit të Serbisë dhe ata do të duhet të vendosin nëse janë të gatshëm të ndërmarrin hapat që pret Evropa, pra njohjen e kufijve. Mendoj se ky dialog do të jetë një nga mjetet me të cilat do të mund të shmangim keqkuptimet”, tha O’Brien.
 
Diplomati amerikan theksoi se shpesh krijohej përshtypja se puna e qeverisë nuk ishte efektive, por se ishte e nevojshme të vazhdonin bisedimet për të parë se cilat ishin problemet reale.
 
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, ndër të tjera foli edhe për ndryshimin e administratës atje, pas mbarimit të mandatit të presidentit Joe Biden dhe ardhjes së Donald Trumpit, në krye të Shtëpisë së Bardhë.
 
James O’Brien, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj, por edhe faktit që serbët në ato zona të jetojnë mirë dhe me cilësi, siç është rasti me komunitetet nëpër Evropë që jetojnë në vende ku nuk kanë lindur.
 
“Nëse flasim, mund t’i zgjidhim të gjitha problemet”, tha ai.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.