Mjekët i kishin dhënë pak muaj jetë, Trump bën 13-vjeçarin ‘agjent’ të Shërbimit Sekret
Mjekët i kishin dhënë pak muaj jetë, Trump bën 13-vjeçarin ‘agjent’ të Shërbimit Sekret 05.03.2025 | 03:50
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë fjalimit të tij në Kongres pati një moment emocionues me një djalë minoren, i cili prej gjashtë vitesh është diagnostikuar me kancer në tru.
 
Gjatë fjalës, Trump e emëroi atë si agjent të Shërbimit Sekret, një ëndërr që djaloshi e kishte prej kohësh. Shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se Daniel u diagnostikua me kancer në tru në vitin 2018 dhe mjekët i kishin dhënë vetëm pesë muaj jetë.
 
“Ne do të të bëjmë nderin më të madh nga të gjithë. Po i kërkoj drejtorit të Shërbimit Sekret, Sean Curran, që zyrtarisht të të bëjë (Daniel) një agjent të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara”, thekson ai.
 
Të pranishmit shpërthyen në duartrokitje, ndërsa Daniel dukej plotësisht i habitur. Ai më pas përqafohet dhe mbulohet me dashuri nga njerëzit përreth tij.
 
Trump u shpreh se ulja e shkallës së kancerit te fëmijët dhe studimi i rasteve të autizmit në SHBA do të jetë një përparësi kryesore për sekretarin e tij të shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr. Çdo vit në SHBA rreth 15,000 fëmijë diagnostikohen me këtë sëmundje./GazetaSinjali/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave