Lulet janë ato që e zbukurojnë ambientin ku jetojmë, qoftë në dhomë, qoftë në kopsht, verës, sepse krijojnë mjedis tërheqës dhe ofrojnë prehje.
Pelargonitë janë lule pa naze, që mbahen lehtë dhe shumohen shpejt. Mirëpo, si mund të kujdesemi për to në stinën e dimrit?
Këshillë: në vjeshtën e vonshme, para se të fillojnë ngricat e mëdha dhe bora, pelargonitë duhet vendosur në vend ku do të dimërojnë, i cili duhet te ketë dritë dhe temperaturë 10-12 gradë.
Ujiten aq sa dheu që i mbështjell rrënjët të mos thahet.
Me rëndësi: Gjatë qëndrimit në vendin ku do të dimërojnë, duhet shikuar herë-herë (me thjerrëz), në mënyrë që me kohë t’i vëreni dhe t’i zhdukni parazitët. /living.al