Komediani britanik tregon tatuazhin me shqiponjë, habitet këngëtarja Rita Ora
Komediani britanik tregon tatuazhin me shqiponjë, habitet këngëtarja Rita Ora 26.08.2024 | 15:34
Komediani britanik Romesh Rangathan ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij në TikTok një video nga e kaluara, ku ka treguar një veprim të pazakontë që kishte bërë në trupin e tij, tatuazhin me shqiponjën e flamurit tonë kombëtar.
 
Komediani britanik Romesh Rangathan ka ndarë me ndjekësit e tij në TikTok një video, ku ka treguar se ka bërë tatuazhin me shqiponjën e flamurit tonë kombëtar.
 
Gjatë një interviste të përbashkët me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora, në emisionin “The Jonathan Ross Shoë”, Rangathan tha se ndoshta kishte bërë një gabim.
 
Përveç tregimit për tatuazhin, Rangathan ndau detaje nga vizita e tij në Shqipëri dhe përvojat e tij me shqiptarët, duke treguar një respekt të madh për kulturën dhe njerëzit e vendit tonë.
 
"Ka shumë bunkera në Shqipëri. Në një nga bunkerët që vizitova, ishte një artist që bënte fotografi dhe gjëra të tjera. Ai më tha: ‘Unë bëj gjithashtu tatuazhe, a do të të bëj një? Unë i thashë: ‘Në rregull, le ta bëjmë’, rrëfeu ai.
 
Kur Rita Ora pa shqiponjën e zezë të bërë tatuazh në krahun e Rangathan, reagoi plot emocion.
 
 “O Zot i madh, është pikërisht ajo! Po, është shqiponja jonë, është kaq çmenduri që ti e ke bërë këtë”, tha ajo. 
 
@romeshranga That time i got a tattoo in Albania #jonathanrossshow #romeshranganathan #fyp ♬ original sound - Romesh Ranganathan
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave