Në 114-vjetorin e lindjes dhe 27-vjetorin e vdekjes së Nënës Terezë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, në bashkëpunim me Bibliotekën "Hivzi Sulejmani", organizuan promovim librash e revistash.
“Porositë e Shën Nënës Terezës për ne”, e autorit Dom Lish Gjergji, ”Gjon Antoni, një margaritar kujtese për Shkupin e rinisë” e autorëve Skender Asani, Emin Azemi, Albert Ramaj, “Si dhe pse lindi Departamenti për studimne trashëgimisë shpirtërore të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze”, e autorëve Anton Nikë Berisha dhe Skender Asani si dhe numri i tretë i revistës “Drita e Gonxhës”.
“Sot aktiviteti qendror është në Prishtinë, mbrëmë po ashtu në katedrale kërkoj ndjesë ka qenë një aktivitet gjithëpërfshirës për Nënë Terezën dhe biblioteka siç e do rendi është shtëpia e librit dhe Institutin e kemi ftuar në bibliotekë të promovohen këto libra”, ka thënë Naime Beqiraj, drejtoreshë e bibliotekës.
“Ne kemi filluar me këtë libër dhe do të vazhdojmë në njëfarë mënyre të themi figurativisht degët e trungut familjar të Bojaxhive sidomos të Gonxhe Bojaxhiut Nënës Terezës, sepse ka të shpërndarë. Dhe me këtë ne duam ta paraqesim këtë familje, se nuk ishte vetëm Gonxhe Bojaxhiu”, ka thënë Emin Azemi, ITSHKSH.
“Në këtë libër që e kam përgatitë enkas për Ditët Përkujtimore të Nënës Terezës jam munduar që në 45 njësi të ndryshme ti përmbledh 45 vite që kanë kaluar prej marrjes së çmimit apo shpërblimit Nobel për Paqe”, ka thënë Don Lush Gjergji, autor i librit.