Arabia Saudite, Biblioteka e Vatikanit në Bienalen e Arteve Islame në Jeddah
Arabia Saudite, Biblioteka e Vatikanit në Bienalen e Arteve Islame në Jeddah 27.09.2024 | 04:06
Nga 25 janari deri më 24 maj 2025, disa vepra nga koleksionet e Bibliotekës Apostolike do të jenë në seksionin AlMadar të Bienales së Arteve Islame të ngritur në terminalin Haxhi të Aeroportit Ndërkombëtar King Abdulaziz, një strukturë arkitekturore me rëndësi të madhe për myslimanët nga e gjithë bota, sepse çdo vit pret miliona udhëtarë që shkojnë në Mekë.
 
Biblioteka Apostolike e Vatikanit njofton pjesëmarrjen, me disa vepra nga koleksionet e saj, në seksionin AlMadar të Bienales së Arteve Islame që do të mbahet nga 25 janari deri më 25 maj 2025 në Jeddah të Arabisë Saudite. Organizuar nga Diriyah Biennale Foundation, Diriyah Islamic Arts Biennale do të mbahet në terminalin Hajj të Aeroportit Ndërkombëtar King Abdulaziz, një strukturë arkitekturore e krijuar për të trajtuar fluksin e madh të shtegtarëve, me një rëndësi të madhe për myslimanët në mbarë botën, ku çdo vit priten miliona udhëtarë që kalojnë për të për të kryer shtegtimet e shenjta të Haxhit dhe Umres në Mekë.
 
Pika e takimit dhe krijimit
 
Kjo ngjarje kulturore e veçantë i kushtohet qytetërimit islam në shprehjet e tij artistike e shkencore dhe shërben si pikë takimi e krijimi, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të njihen me kontributin e artit dhe kulturën islame në botën bashkëkohore. Bienalja kremton dhe promovon diversitetin e shprehjeve artistike që karakterizojnë artet islame në nivelin global dhe synon të lehtësojë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin midis kulturave të ndryshme, duke krijuar, kështu, një urë midis së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes përmes një game të gjerë veprash arti bashkëkohor e artefakte historike dhe përmes një përvoje të artikuluar multisensore.
 
Ekipi ndërkombëtar
 
Edicioni inaugurues i Bienales 2023 tërhoqi mbi 600 mijë vizitorë; edicioni i vitit 2025 konfirmon linjat e tij programore, duke paraqitur së bashku artefakte historike dhe vepra të artit bashkëkohor  si pjesë të një vazhdimësie nga e kaluara. Bienalja është përgatitur nga një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga Drejtorët Artistik Abdul Rahman Azzam, autor e historian i njohur; Julian Raby, studiues i shquar e ish-profesor i Artit dhe Arkitekturës Islame në Universitetin e Oksfordit dhe ish-drejtor i Muzeut Kombëtar të Artit Aziatik të Institutit Smithsonian; dhe Amin Jaffer, Drejtor i Koleksionit Al Thani, studiues i specializuar në gërshetimet ndërmjet kulturave evropiane dhe aziatike. Artisti saudit Muhannad Shono, i cili në veprat e tij fokusohet në spiritualitetin dhe rolin e imagjinatës në formimin e realitetit, është kurator i Artit Bashkëkohor. Bienalja mbulon një sipërfaqe totale prej 110 mijë metrash katrorë hapësirë ​​ekspozite; ngjarja përfshin publikimin e një katalogu shterues të veprave të ekspozuara.
 
Punime nga muzeume, biblioteka dhe koleksione nga e gjithë bota
 
AlMadar përmban një përfaqësim të larmishëm të objekteve nga muzetë, bibliotekat dhe koleksionet të mbarë botës dhe do të ofrojë një përfaqësim të shumëanshëm të artit të numrave në të gjitha aspektet e tij, nga origjina e tij në natyrë deri tek aplikimet e pafundme në fushën e kulturës islame, përparimet matematikore, hartografimi tokësor dhe qiellor, lundrimi e tregtia, ritualet dhe jeta shpirtërore, organizimi e dekorimi i Kuranit, gjeometria, proporcioni dhe dizajni i teksteve dhe arkitekturës arabe. Një seri veprash bashkëkohore të artit do të shoqërojnë ekspozitën duke eksploruar temën e numrave, edhe përmes instalimeve të siteve specifike./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave