Imzot Angelo Massafra, kryeipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit e President i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë uron Atin e Shenjtë Françeskun për 10-vjetorin e papnisë.
Imzot Angelo Massafra, kryeipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit e President i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë uron Atin e Shenjtë Françeskun për 10-vjetorin e papnisë.
Edhe Kisha Katolike në Shqipëri i bashkohet korit të urimeve që në këto ditë ngrihet si lutje drejtuar Zotit për dhjetëvjetorin e zgjedhjes së Papa Françeskut në Selinë e Pjetrit.
Kisha jonë qe e para që priti Papën në Vizitë Apostolike gjatë udhëtimit të tij të parë apostolik dhe për këtë përzgjedhje, domethënë që u bëmë objekt i këtij përkujdesi atërorë, nuk do të reshtim kurrë së falënderuari Zotin.
Jo vetëm prania e tij në mesin tonë na ka dhënë zemër dhe na ka inkurajuar të nisim udhëtime të reja me të, por edhe nga larg ai e ka parë gjithmonë tokën tonë me dashuri, duke mirëpritur liderët tanë politikë, duke na dhënë barinj të rinj, duke ngritur në nderim publik Martirët tanë, duke dhuruar të mirat e indulgjencave, për Ndjesën e Plotë për shtegtarët që vinë në Katedralen tonë të Shkodrës, me datën 5 të çdo muaji, në kapelën kushtuar atyre dhe duke na mbështetur edhe në nevojat tona materiale.
Për të gjitha këto, por sidomos për lidhjen e pandërprerë - edhe gjatë përndjekjeve historike të Kishës sonë martire - me Selinë e Pjetrit, e falënderojmë dhe i lutemi Zotit që të vazhdojë ta udhëheqë Kishën e tij nëpërmjet Papa Françeskut.
Ad multos annos, Shenjtëri. Urime./Radio Vatikani