Janë bërë 17 vjet nga Shpallja e Pavarësisë së Kosovës.
Shpallja e Pavarësisë u bë më 17 Shkurt të vitit 2008 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme, ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Shteti i Kosovës tashmë është njohur nga 117 shtete, ku shteti i fundit i cili ka njohur pavarësinë është Izraeli.
Sot, 17 vjet më parë, Kosova, shteti më i ri në Europë, shpalli Pavarësinë nga Serbia duke u bërë shtet sovran, me institucione të pavarura dhe me simbole unike shtetërore në Ballkanin Perëndimor.
Deklaratën e Pavarësisë e kishte lexuar kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.
Video