Shqipëria zyrtarisht hapi grup-kapitullin e parë dhe themelor në negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
Bëhet fjalë për pesë kapituj që kanë të bëjnë më sundimin e ligjit e të cilat hapën të parët e përmbyllen të fundit, meqë përparimi i vazhdueshëm në këtë lëmi determinon tërë procesin e negociatave të anëtarësimit.
Shqipërinë në konferencën ndërqeveritare të mbajtur në Luksemburg e përfaqësoi kryeministri, Edi Rama i cili cilësoi se duhet të gjithë të punojnë në promovimin e vlerave dhe parimeve që e përkufizojnë Bashkimin Evropian.
“Kjo është veçanërisht e vërtetë në këto kohëra sfiduese kur një mori krizash na janë qasur me nevojën për të qenë më pranë dhe për të qëndruar të gjithë së bashku dhe nevojën e mirëfilltë për t’u përballur me veten dhe kuptuar mënyrën për të ecur para”, deklaroi Rama.
Ministri i jashtëm hungarez, Peter Siajrto, shteti i të së cilit kryeson me BE-në tha se angazhohet për zgjerim sa më të shpejtë drejt shteteve të rajonit.
“Çështja e përshpejtimit të zgjerimit të Bashkimit Evropian drejt rajonit të Ballkanit Perëndimor ka qenë në krye të agjendës së presidencës hungareze. Ne e kuptojmë se Bashkimi Evropian po humbet konkurrencën, duke humbur peshën e tij kur bëhet fjalë për politikën globale dhe ekonominë botërore. Prandaj, ne e kuptojmë se Bashkimi Evropian ka nevojë për freski, energji të reja, dhe shtysë të re. Dhe duke qenë fqinjë të drejtpërdrejtë, fqinjë me rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke e njohur mirë rajonin, ne e dimë se kjo freski, kjo energji e re që na nevojitet do të vijë patjetër nga Ballkani Perëndimor”, deklaroi Sijarto.
Hapja e kapitujve për Shqipërinë u bë ë mundur vetëm pasi që ambasadorët e BE-së në fund të shtatorit u pajtuan që Shqipëria të ecën tutje dhe largohet nga grupi joformal ku ishte me Maqedoninë e Veriut e cila vazhdon të jetë ë bllokuar nga Bullgaria e cila nuk lejon avancimin e Shkupit zyrtar në proceset integruese.