Shqipëria ka dënuar sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përmes një reagimi në rrjetin social “X”, thotë se sulmi paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.
“Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Kjo paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.
Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për de-përshkallëzimin e menjëhershëm”, shkruan Hasani në “X”.