Rama: Ditë e rëndësishme për Shqipërinë, por edhe për BE-në
Rama: Ditë e rëndësishme për Shqipërinë, por edhe për BE-në 15.10.2024 | 14:28
Hap historik e inkurajues për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor e ka quajtur Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama hapjen e negociatave për 5 grupkapitujt themelor. Ai tha Shqipëria nuk ka një plan B tjetër dhe se integrimi në BE është e vetmja rrugë e vendit.
 
Në konferencën e dytë ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama tha se BE-ja e kuptoi që “madhështia e vetvetes ishte vetëm një iluzion” dhe se ajo ka nevojë për Ballkanin Perëndimor.
 
“Jam i lumtur që gjendem këtu në mbledhjen e dytë ndërqeveritare, në vijim të një seance emocionale dhe të suksesshme të konferencës që e sjell Shqipërinë më pranë BE-së. Falë presidencës hungareze që ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë proces duke nxitur përpara dhe na kanë mbështetur gjatë gjithë rrugës për 5 vite të gjata sfiduese dhe jo fort të lehta dhe faleminderit të gjitha vendeve anëtare. Qëndroj këtu përpara një hapi domethënës drejt anëtarësimit në BE dhe një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, por edhe për BE”, tha ndër të tjera në këtë konferencë kreu i qeverisë shqiptare.
 
Rama tha se fatkeqësisht Putin shërbeu si zile zgjimi që i kujtoi BE-së se ka nevojë për Ballkanin, po aq sa rajoni për BE-në.  
 
 “ Për fat të keq kjo ishte me ndihmën e Putinit që për shkak të tij shërbeu si zile zgjimi që i kujtoi BE që iluzion i vetëmadhësisë është vetëm kaq, një iluzion, dhe i kujtoi se BE-ja ka nevojë për Ballkanin po aq sa rajoni për BE. Çelja e kapitujve themelore shënon një gur themeli historik në rrugëtimin e përbashkët në BE. Shqipëria nuk ka një plan B, nëse BE-ja ndërlikon apo vonon procesin siç ka bërë në të shkuarën”, tha Rama
Rama  nuk kurseu as kritikat ndaj Bashkimit Evropian duke thënë se është treguar e padrejtë me Shqipërinë duke hedhur poshtë rekomandimet që vetë KE-ja i kishte bërë për hapjen e negociatave, duke e lënë prej vitesh në pritje.
 
 “Për fat të keq BE-ja herë- herë është treguar e padrejtë, u tregua e padrejtë ndaj nesh ku hodhi poshtë vetë rekomandimet e komisionit të vetë.
 
Megjithatë shqiptarët nuk kanë një plan B kur bëhet fjalë për liri individuale dhe demokraci funksionale. Historia na ka mësuar se kjo nuk mund të garantohet jashtë BE-së. Duruam epoka errësire në diktaturë dhe ne nuk kemi retorikë pro evropiane, por është çështje jetë a vdekje për t’i lënë brezave të ardhshme ku liria individuale dhe sundimi i ligjit respektohet” tha tutje ai.
 
Rama tha se Shqipëria bëhet e palëkundur për të përmbushur të gjitha detyrimet dhe këtë do e bëjnë bashkë me partnerët.
 
Teksa foli për reformën në drejtësi, tha se për herë të parë që kur Shqipëria është bërë shet po hetohen dhe gjykohen pushtetarë të lartë. 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.