Rutte: Dialogu Prishtinë-Beograd s’po ec si do të donim ne, jemi të vetëdijshëm për tensionet në rajon
Rutte: Dialogu Prishtinë-Beograd s’po ec si do të donim ne, jemi të vetëdijshëm për tensionet në rajon 17.10.2024 | 14:29
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në adresimin e sotëm para mediave në Bruksel ka thënë se janë të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe tha se dialogu Kosovë-Serbi nuk po ec siç do të donin ata.
 
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe fakti që dialogu Prishtinë-Beograd nuk po ec përpara siç do të donim dhe dëshironim për dialogun e lehtësuar të BE-së, të cilin e mbështesim”, tha Rutte.
 
Në pyetjen e gazetarit nga Bosnja se sa do t’i kushtohet vëmendje rajonit dhe veçanërisht Bosnjës, Rutte tha se janë të shqetësuar për përpjekjet për ndarjen e shoqërisë në këtë shtet.“Dhe jemi të shqetësuar sigurisht për tensionet secesioniste që ende përpiqen të orientojnë ndarje brenda shoqërisë së Bosnje e Hercegovinës. Padyshim do të jetë në agjendë dhe të jemi të sigurt që bëjmë gjithçka për të mbështetur Ballkanin Perëndimor”.
 
Rutte theksoi përpjekjet e Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor përmes Procesit të Berlinit për të afruar gjashtë shtetet më afër BE-së dhe NATO’s ato shtete që s’janë pjesë e Aleancës.“Sidomos jam shumë i kënaqur me takimin që u mbajt në Berlin këtë javë dhe me udhëheqjen e kancelarit Scholz ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse e di që Gjermania po punon veçanërisht shumë për ta afruar atë grup me BE-në, afër NATO-s për ata që nuk janë ende në NATO”.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.