Rama shpall gjendje të jashtëzakonshme për menaxhim të mbeturinave
Rama shpall gjendje të jashtëzakonshme për menaxhim të mbeturinave 03.02.2025 | 15:10
Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për menaxhim të mbeturinave në kryeqytet. Vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme bazohet në rezultatet e arritura gjatë vitit 2024 pas marrjes së masave emergjente për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave.
 
Në një konferencë për media, i pari i kryeqytetit, Përparim Rama ka thënë se kanë angazhuar kompani private, pasi sipas tij, kompania “Pastrimi” nuk po ka kapacitet për menaxhim të mbeturinave.
 
“Duhet të vazhdojmë të angazhojmë kompani private që t’i ndihmojnë kompanisë ‘Pastrimi’ në pastrimin e mirëfilltë të kryeqytetit. Tash e kemi edhe infrastrukturën e qytetit inteligjent, por na duhet angazhimi i mirëfilltë edhe i kompanive private shtesë sepse përndryshe do ta kemi gjendjen si në të kaluarën”, ka thënë Rama.
 
Rama ka thënë se përkeqësimi është aktual në çdo hapësirë të Prishtinës, teksa ka thënë se këto janë tentativa puro – politike.
 
“Kemi angazhuar kompani private për menaxhim sepse 'Pastrimi' s’ka pas kapacitet ta bëjë menaxhimin e mbeturinave. Prej që ka ardhur, drejtori Bekim Brestovci gjendja është përmirësuar. Por, dikujt si duket i ka penguar, LVV-ja dhe PDK-ja me rregullore e kanë ndaluar. Gjendja kësisoj po përkeqësohet, gjendjen emergjente që e kemi shpallë do ta vazhdojmë edhe tash”, ka thënë ai. 
 
Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Bekim Brestovci ka akuzuar opozitën e kryeqytetit, për pengim të tentativave komunale në raport me menaxhimin e situatës.  
 
“Veprimet që i kemi marrë në atë kohë kanë sjellë efekt tejet të madh, por si duket ky efekt i arritur dhe tentativa jonë për të ndërtuar koncept të ri për vitin 2025 që do ta radhiste Prishtinën si kryeqytetin më të pastër në rajon ka dërguar sinjal negativ te oponentët politik dhe koalicioni në Asamblenë Komunale VV – PDK ka tentuar që t’i shfrytëzojë të gjithë mekanizmat për ta penguar një qasje të tillë”, ka thënë ai.
 
Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” kishin protestuar në nëntor të vitit të kaluar para komunës, duke kundërshtuar angazhimin e kompanive private.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.