Orav: Fëmijët janë fillimi, mesi dhe fundi i të gjitha tregimeve
Orav: Fëmijët janë fillimi, mesi dhe fundi i të gjitha tregimeve 20.11.2024 | 03:07
UNICEF dhe zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë shënuan Ditën Botërore të Fëmijëve, në kuadër të projektit “Mbrojtja e Fëmijëve të Cenueshëm në Kosovë”.
 
“E ardhmja e fëmijëve varet nga aftësia jonë për t'i dëgjuar ata dhe ne duhet  t'i dëgjojmë fëmijët”, deklaroi shefja e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko.
 
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se në fokus të politikave do të jenë kategoritë e cenueshme.
 
“Para shumë vitesh janë miratuar shumë dokumente të rëndësishme për të drejtat e fëmijëve. Ne jemi këtu për ju dhe fëmijët janë fillimi, mesi dhe fundi i gjitha tregimeve. Këto marrëveshje janë të gjitha për ju. Në pak vite që jam unë kam parë investime nga BE-ja për fëmijët, tash fokusi duhet të jetë edhe të skemat për fëmijët e sidomos të fëmijët e cenueshëm”, tha ambasadori Orav.
 
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu foli për veprimet e institucionit që drejton për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
 
“Kemi punuar në hartimin e politikave sociale që fuqizon familjen dhe kemi avancuar edhe të drejtat e fëmijëve”, tha ajo.
 
Kurse ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci theksoi përkushtimin për përfshirjen e të gjithë fëmijëve në arsim.
 
Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë, ka thënë se është arritur që 34 ekipe të formohen për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
 
Fëmijët patën mundësinë që të ndajnë historitë e tyre personale dhe të diskutojnë për vizionin e tyre për të ardhmen me pjesëmarrësit  në këtë ngjarje.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.