KOMF i kërkon MSH-së licencimin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore
KOMF i kërkon MSH-së licencimin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore 11.09.2024 | 14:57
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson 34 organizata jo qeveritare, ka adresuar drejt Ministrit të Shëndetësisë, sfidat e organizatave jo qeveritare në ofrimin e shërbimeve shëndetësore si pasojë e mos rregullimit të statusit të tyre në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
 
Në një njoftim për medie, KOMF bën të ditur se që prej më shumë se 20 vitesh, pjesa dërrmuese e shërbimeve për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara ofrohen nga organizatat joqeveritare, pa pagesë, e të mbështetura kryesisht nga donatorët ndërkombëtarë.
 
“Këto shërbime ofrohen në kuadër të qendrave ditore të specializuara dhe të menaxhuara nga organizatat joqeveritare, të cilat në baza ditore ofrojnë për fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara, shërbime rehabilituese të profilit shëndetësor sikurse fizioterapi, ergoterapi, logopedi, seanca psikologjike individuale dhe grupore, etj”, thuhet në njoftim.
 
Tutje KOMF sqaron se një mori e shërbimeve shëndetësore ofrohen nga organizatat jo qeveritare me një përvojë të gjatë dhe profesionistë të kualifikuar për fëmijët dhe të rriturit përdorues të substancave narkotike, fëmijët në situatë rruge, fëmijët nga komunitetet e margjinalizuara, etj.
 
Më tej KOMF njofton se rreth 50 organizata jo qeveritare ofrojnë shërbime të integruara të profilit shëndetësor dhe social.
 
Megjithatë këto organizata nuk janë të licensuara si ofruese të shërbimeve shëndetësore, për shkak të supozimeve për mangësi ligjore në kuadër të Ligjit për Shëndetësi e që vlerësohet se ka dispozita kontradiktore, rreth ofrimit të shërbimeve shëndetësore nga organizatat jo qeveritare dhe licensimit të tyre.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.