IKD: I papranueshëm përdorimi i termit “Kosovë dhe Metohi” nga Specialja, të reagojnë institucionet
IKD: I papranueshëm përdorimi i termit “Kosovë dhe Metohi” nga Specialja, të reagojnë institucionet 10.04.2025 | 03:34
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ndaj përdorimit të termit “Kosovë dhe Metohi” nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
 
Hulumtuesi i këtij instituti, Astrit Kolaj, tha  se përdorimi i këtij termi nga ZPS-ja  bie ndesh me kushtetutën e vendit si dhe cenon sovranitetin e Kosovës. Ai tha se për këtë çështje duhet të ketë edhe reagim institucional  duke shtuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Gjykata Speciale në tërësi duhet të jetë shumë e kujdesshme rreth termave të tillë.
 
“Gjykata Speciale është themeluar nga institucionet e Kosovës dhe vepron me ligjet e Kosovës andaj tanimë që është zbuluar një term i tillë dhe është përdorur në një takim të një personi që është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për ne si IKD është e papranueshme si dhe ky term bie ndesh me kushtetutën e Kosovës edhe pse ka qenë një term i përdorur vite me parë dhe është sqaruar ne mendojmë se ZPS-ja dhe Gjykata në tërësi duhet të jetë shumë e kujdesshëm dhe të respektoje ligjet e kushtetutën e Kosovës dhe në asnjë mënyrë e rreth mos të përdor terma që bien ndesh me kushtetutën e vendit. Një term i tillë përdoret nga një vend siç është  Serbia  dhe se njeh Kosovën si shtet te pavarur duke nënkuptuar se vendohen edh sovraniteti në këtë rast. Në besojmë së institucionet e Kosovës duhet të reagojnë dhe të ketë një reagim përveç reagimit që kemi në si shoqëri civile duhet të ketë reagim institucional ndaj këtij veprimi që është bërë nga një institucion që është themeluar nga kuvendi  siç është Gjykata Speciale dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar”, tha Kolaj për RTv21.
 
Një ditë më parë  në media u raportua se Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara të Kosovës ka pranuar një ankesë nga një i intervistuar i Gjykatës Speciale në Hagë se gjatë intervistimit nga dy punonjës të ZPS-së i ishin referuar Kosovës “Kosova dhe Metohi”.
 
Siç bëhet e ditur në ankesën drejtuar Avokatit të Popullit të ZPS-së, me 11 nëntor të viti 2022, ankuesi u intervistuar nga dy punonjës të ZPS-së dhe në fillim të intervistës njëri prej punonjësve gjatë leximit të një dokumenti, iu referua Republikës së Kosovës me fjalët “Kosovo i Metohija”.
 
Ankuesi gjithashtu pretendon se përdorimi i termit nuk ishte thjesht rezultat i një gabimi gjuhësor nga ana e përfaqësuesit të ZPS-së, dhe vë në dukje faktin se përfaqësuesi në fjalë po e lexonte nga një dokument kur përdori këtë term.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.