Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i saj Mark Rutte i cili tha se Ukraina do të hyjë në Aleancën Veri-Atlantike si anëtarja e 33’të apo 34, transmeton Gazeta Metro.
Një gjë e tillë është raportuar nga mediumi ukrainas “Europaiska Pravda”.
“Në këtë moment duket se Ukraina do të jetë anëtarja e 33’të por ndoshta ndonjë vend tjetër do të hyjë para saj por Ukraina do të jetë anëtare e NATO-s në të ardhmen”.
“Këtë gjë e kemi vendosur në Washington andaj tani pyetja ka të bëjë me kronologjinë” tha publikuesi ukrainas duke cituar kreun e NATO-s.
Sekretari i Përgjithshëm ka thënë një gjë të tillë, ai atë e ka bërë në mbledhjen e ministrave të NATO-s./gazetametro.net