Sipas The Wall Street Journal numri i rusëve dhe ukrainasve të vrarë apo të lënduar në luftë ka arritur një milion persona, transmeton Gazeta Metro.
The Wall Street Journal ka cituar burimet me njohuri mbi procesin e vlerësimit të humbjeve të anës Ukrainase si dhe me shërbimet inteligjente të shteteve perëndimore të cilët kanë thënë se personat e vrarë apo të lënduar në luftë ka arritur shifrën 1 milion persona.
Sipas gazetës, humbjet tek anët ukrainase janë rreth 480 mijë pra 80 mijë të vrarë dhe 400 mijë të lënduar ndërsa tek rusët sipas inteligjencës evropiane janë 200 mijë ushtarë të vrarë dhe 400 mijë të lënduar.
Gazeta amerikane ka thënë se kjo është një llogaritje e përgjithshme dhe se shërbimet perëndimore kanë të dhëna të ndryshme mbi Rusinë./gazetametro.net