Elon Musk, këshilltari i Presidentit Amerikan, me miratimin e Trump ka mbyllur agjencinë amerikane disa orë pasi mori kontrollin. Brenda natës la 600 nga stafi jashtë. Ai vlerësoi se agjencia ishte përtej shpëtimit, transmeton Gazeta Metro.
Musk dhe Trump e mbyllën agjencinë qeveritare për ndihma të jashtme pasi u pajtuan se organizata ishte përtej riparimit tashmë.
Miliarderi e kishte udhëhequr shqyrtimin civil nga qeveria federale amerikan dhe vendosi ta mbyllë Agjencinë për Zhvllim Ndërkombëtar (USAID) dhe zyrat e saja në Washington D.C.
Stafi i agjencisë u tronditën kur u zgjuan mëngjesin e të hënës ku i priste një e-mail që i udhëzonte të rrinë larg selisë qendrore.
“Është bërë e qartë se nuk bëhet fjalë për një mollë me një krimb në të” tha Musk për agjencinë. “Ajo që kemi është një grumbull krimbash. S’ka tjetër thjeshtë duhet hequr qafe të tërën. Është përtej shpëtimit. Po e mbyllim” – ka thënë ai në një paraqitje audio në X.
Musk kishte shpërndarë edhe më parë qëndrimin e Mike Walz, Këshilltarit për Siguri Kombëtare, Mike Walz, që kishte theksuar se për agjencinë kishte ankesa e përbuzje edhe nga shumë qarqe të inteligjencës amerikane. Kësaj i kishte bashkëngjitur Musk pa gajle fare cilësimin e tij se “USAID ishte një fole nepërkash marksiste radikale që urrejnë Amerikën”./gazetametro.net
USAID was a viper’s nest of radical-left marxists who hate America https://t.co/0xKxmN5Pss
— Elon Musk (@elonmusk) February 2, 2025