Të paktën 8 persona të mbytur në kanalin Anglez
Të paktën 8 persona të mbytur në kanalin Anglez 16.09.2024 | 15:33
Të paktën tetë persona janë mbytur gjatë përpjekjes së dështuar për të kaluar Kanalin Anglez nga veriu i Francës, bënë të ditur autoritetet detare franceze më 15 shtator.
 
Incidenti ndodhi të premten, pak para mesnatës, kur autoritetet panë një anije, që po barte dhjetëra persona. Anija po përballej me vështirësi dhe gjendej në afërsi të bregut në qytetin verior të Ambleteuse.
 
Një anije shpëtuese franceze u dislokua në atë zonë dhe shërbimet e shpëtimit ofruan ndihmë mjekësore për 53 emigrantë që u nxorën në breg, u tha në deklaratën e autoriteteve detare të Francës.
“Pavarësisht ndihmës emergjente të ofruar, tetë persona kanë vdekur”, u tha në njoftim.
 
Në njoftim u shtua se asnjë person tjetër nuk është gjetur gjatë kërkimeve në det.
 
Incidenti i fundit ndodhi pothuajse dy javë pasi një anije me emigrantë u fundos në Kanalin Anglez, teksa emigrantët po tentonin të arrinin në Britani nga veriu i Francës. Të paktën 13 persona vdiqën, sipas autoriteteve. /REL
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.