Papa: ‘drita e urtisë së Singaporit në një shoqëri të bashkuar që jep shpresë’
Papa: ‘drita e urtisë së Singaporit në një shoqëri të bashkuar që jep shpresë’ 12.09.2024 | 03:15
"Ashtu si ylli që udhëhoqi Dijetarët e Lindjes, kështu drita e urtësisë le ta udhëheqë gjithmonë Singaporin në ndërtimin e një shoqërie të bashkuar të aftë për të transmetuar shpresë". Këto janë fjalët e shkruara me dorë nga Papa, në nënshkrimin e Librit të Nderit gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Shtëpinë e Parlamentit në Singapor
 
"Ashtu si ylli që udhëhoqi Dijetarët e Lindjes, kështu drita e urtësisë le ta udhëheqë gjithmonë Singaporin në ndërtimin e një shoqërie të bashkuar të aftë për të transmetuar shpresë". Këto janë fjalët e shkruara me dorë nga Papa, në nënshkrimin e Librit të Nderit gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Shtëpinë e Parlamentit në Singapor, në orën 9 të mëngjesit (03:00 me orën e Romës), ku u prit nga Presidenti i Republikës së Singaporit, Tharman Shanmugaratnam.
 
Pas Gardës së Nderit, ekzekutimit të himneve dhe Nderimit të Flamujve, u bë prezantimi i delegacioneve dhe nënshkrimi i Librit të Nderit. Në përfundim të ceremonisë së mirëseardhjes, Papa Françesku mbërriti në Temasek Room, vendi i vizitës së kortezisë së Presidentit, në prani të delegacionit të Papës dhe atij presidencial.
 
Pas takimit dhe fotografive zyrtare me Presidentin e Republikës, në orën 9.55 (3.35 me orën e Romës) Papa u takua me kryeministrin Wong Shyun Tsai, në prani të delegacioneve të Vatikanit dhe Singaporit. Në fund, Papa, i paraprirë nga Kryeministri, u zhvendos me makinë në Universitetin Kombëtar të Singaporit për takimin me autoritetet dhe fjalimin e tij të parë të etapën e katërt dhe të fundit të udhëtimit të tij apostolik në Azi dhe Oqeani.
 
Vendi i vogël, qytet-shteti në periferi të Kinës, simbol i modernitetit dhe përparimit, shihet nga Papa Françesku si një shembull në pikëpamjen e tij për multilateralizmin. Familja dhe mjedisi janë shqetësimet tjera të Papës./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.