Biftek me salcë speci të kuq
Biftek me salcë speci të kuq 02.08.2018 | 09:02
Nevojiten:
 
* 700g biftek pa dhjamë
* 2 lugë vaj ulliri
* 2 lugë lëng limon
* lëkura e grirë e 1/2 limoni
* 1 lugë salcë soje
* 1 lugë sheqer integral
* 1 thelb hudhër e grirë
 
Salca me spec të kuq: 1 spec i kuq, 1/4 filxhan kos, 1 thelb hudhër e grirë, lëkura e grirë e 1/2 limoni, pak salcë pikante, kripë dhe piper për shije
 
Gatimi:
 
1. Në një enë plastike me kapak bashkojmë vajin, lëngun e limonit, lëkurën, salcën e sojës, sheqerin dhe hudhrën. Shtojmë biftekun dhe e kthejmë që të lyhet nga të dy anët. e mbyllim me kapak dhe e lëmë në frigorifer për të paktën 2 orë. Ngrohim skarën.
 
2. Për të përgatitur salcën, pjekim në grill specin e kuq nga të gjitha anët. E vendosim në një enë me kapak për 10 minuta që të ftohet. I heqim lëkurën dhe e presim në shirita. Hedhim specin, kosin, hudhrën dhe lëkurën e limonit në një mikser dhe i përziejmë. I shtojmë salcën pikante, kripën dhe piperin. Heqim biftekun nga marinada dhe e thajmë.
 
3. E pjekim në skarë, duke e kthyer sipas nevojës, për 20 minuta. E presim në feta të holla dhe e servirim të shoqëruar me salcën e përgatitur. /Telegrafi/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave