Pse bën "304" me duart e tij? Historia prekëse pas festimit të Yamal
Pse bën "304" me duart e tij? Historia prekëse pas festimit të Yamal 11.07.2024 | 15:45
Ai po jeton ëndrrën më të madhe të çdo adoleshenti. Lamin Yamal është fytyra kryesore e EURO 2024 . Jo vetëm për kombëtaren spanjolle, por edhe për të gjithë kompeticionin.
 
Pak para se të mbushte 17-vjeç, golashënuesi më i ri në historinë e Euro-ve, “fëmija” i Barcelonës, bëri që i gjithë planeti të flasë për golin historik që arriti ndaj Francës në gjysmëfinale. Mbrëmjen e së martës pasi e dërgoi topin në rrjetën e “gjelave” në minutën e 21-të të ndeshjes, ai vrapoi drejt pankinës së skuadrës së tij duke festuar krah bashkëlojtarëve.
 
Si pjesë e festës së tij, ai formon me gishta një 3, një 0 dhe një 4 (304). Dhe kjo për një arsye prekëse. Këto janë tre shifrat e fundit të kodit postar të lagjes Rocafonda (08304), një nga lagjet më të varfra në Katalonjë, të cilën e djathta ekstreme VOX e quajti "pleh shumëkulturor".
 
Yamal u rrit në Rocafonda. Pjesa më e madhe e familjes së tij ende jeton atje. Në fakt, jashtë një furre të vogël buke, e drejtuar deri vonë nga kushërinjtë e tij dhe xhaxhai i Abdul, është një mural i Yamal i veshur me një fanellë të Barcelonës, i rrethuar nga flamujt e Marokut (vendi i origjinës së babait të tij) të Guinesë Ekuatoriale (nëna e tij) dhe Spanjës, ku ai lindi.
 
Rocafonda është një nga lagjet më të varfra në zonën Maresme të Barcelonës. Sipas INE [instituto nacional de statistica] pothuajse gjysma e familjeve që jetojnë atje janë në ekstrem të varfërisë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave