Fotografia e gruas palestineze me trupin e mbesës së saj në përqafim shpallet fituese e shtypit botëror të fotografisë, e cila u vra nga sulmet izraelite.
Fotografi palestinez Mohammed Salem është shpallur fituesi i fotos së shtypit botëror me një fotografi të shkrepur të një gruaje palestineze e cila mbanë trupin e vdekur të mbesës së saj 5-vjeçare në përqafim. Vajza u vra brenda në shtëpi nga një sulm me raketa izraelite në Khan Younis, në jug të Gazës.
Sipas jurisë, fotografia është realizuar me respekt dhe kujdes, por imazhi tregon edhe 'humbjen e paimagjinueshme'. Fotografia është bërë në morgun e spitalit Nasser, në tetor të vitit 2023.
'Juria u prek thellë nga mënyra sesi ky imazh ngjall një emocion. Një reflektim emocional në çdo shikues. Ofron një vështrim metaforik dhe fjalë për fjalë për një humbje të madhe', tha Joumana El Zein Khoury drejtoresha ekzekutive World Press Photo.
E edhe vetë forografi Salem e përshkruan foton si një moment të fuqishëm dhe të trishtuar që përmbledh ndjenjën më të madhe të asaj që ndodhi në Rripin e Gazës.