Poezia e parë shqipe u shkrua nga Lekë Matranga
Poezia e parë shqipe u shkrua nga Lekë Matranga 24.03.2023 | 01:39
Me rastin e ditës botërore të poezisë (21 mars), po i kujtojmë vargjet e hershme të Lekë Matrangës, “Këngë e përshpirtshme”, pjesë e veprës së tij monumentale “E Mbsvame e Chræsteræ” (E Mbsueme e Krështerë), të cilën e përfundoi më 20 mars 1592, në Hora e Arbëreshëve (fshat Arbëresh) mbi Palermo të Sicilisë, vepra e dytë e shqipes së shkruar, pas ‘Mesharit’ të Gjon Buzukut (1555), gjenden 8 vargje origjinale, që konsiderohen të jenë poezia e parë shqipe:  
 
KËNGË E PËRSHPIRTSHME
 
Gjithëve u thërres, kush do ndëljesë
Të mirë të krështē, bura e grā
Mbë fjalët të Tinëzot të shihi meshë,
Se s’ishtë njerī nesh çë mkatë s’kā
E lum kush e kujton se kā të vdesë
E mentë bashkë mbë tënëzonë i kā
Se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë
E bën për bīr të tij e për vëllā
 
Vargjet në gjuhën e sotme shqipe do të tingëllonin kështu:
 
Të gjithëve ju thërres, kush do ndjesë,
Të krishterë të mirë, burra e gra,
me fjalë të Tënzot të shihni Meshë,
se s’është njeri prej nesh që mëkate s’ka.
E lum kush kujton se do të vdesë.
E mendtë bashkë në Tënzonë i ka,
se Krishti në parajsë atij i bën pjesë,
e bën për bir të tij e për vëlla”.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave