Çdo vit, arti me vlerë miliarda dollarë kalon nëpër shtëpitë e ankandeve ndërkombëtare, ndërsa muzetë kryesore kanë me mijëra vepra arti në koleksionet e tyre, por vetëm disa prej tyre ndonjëherë arrijnë famën e kërkuar për t’u konsideruar me të vërtetë të famshme.
CBC më poshtë ju rendit se cilat vepra kryesuan më të famshmet gjatë pesë viteve të fundit.
‘Mona Lisa’
Artist: Leonardo Da Vinci
Nuk duhet të jetë për t’u habitur që piktura më e famshme në botë është Mona Lisa- gruaja misterioze me buzëqeshjen enigmatike. Gruaja në pikturë mendohet të jetë Lisa Gherardini, gruaja e tregtarit të Firences Francesco del Giocondo, por ekspertët nuk janë të sigurtë.
Ai përfaqësoi një risi në art-piktura, e që është portreti më i hershëm i njohur italian që përqendrohet kaq ngushtë në ulëse me një portret me gjysmë gjatësi, sipas Louvre.
‘The Last Supper’
Artist:Leonardo da Vinci
Leonardo, është i vetmi artist që shfaqet në këtë listë dy herë.
Piktura është në të vërtetë një afresk i madh, gjë që bën një vlerë të pakontekstueshme dhe është në kohën kur temat religjioze kanë qenë tabu, po ashtu piktura i ka mbijetuar kohës së luftës.
‘The Starry Night’
Artist:Vincent Van Gogh
Piktura relativisht abstrakte është shembull i përdorimit inovativ dhe të guximshëm të Van Gogh të shumëllojshmërisë së ngjyrave. Atmosfera ëndërruese dhe vorbulluese ka intriguar artdashësit për vite të shumta.
‘The Scream’
Artist: Edvard Munch
Ngjashëm me rastin e “Mona Lisa”, të dy versionet draft të kësaj pikture “The Scream” ndihmuan në ngritjen e vetëdijes së publikut për veprat artistike.
‘Guernica’
Artist: Pablo Piccaso
Kjo është piktura më e fundit në këtë listë dhe piktura ka atë stil të veçantë duke i shqyrtuar tmerret e luftës e që kjo e bëri atë një pjesë thelbësore të kulturës dhe historisë së shekullit 20./CNN/