Pelegrinët serbë vijnë në Kosovë, me thika e sëpata
Pelegrinët serbë vijnë në Kosovë, me thika e sëpata 07.04.2025 | 15:58
Nga: Dedë Preqi 
 
Sikur është bërë shprehi mbas luftës në Kosovë, të ashtuquajturit pelegrin serb nga viset e ndryshme të Serbisë, vijnë në vendin tonë dhe në të shumtën e rasteve në Gjakovë, të cilët i shfrytëzojnë këto relacione dhe kritere fetare, por në realitet janë vrastarët dhe kriminelët e luftës së kaluar, që vijnë me qëllim për të vizituar vendet e krimit.
 
Jo më larg se me 5 prill të këtij viti, gjatë një kontrolli policor u arrestuan katër pelegrin serb në Gjakovë, prej të cilëve njëri ishte toger i policisë së Serbisë, ndërsa tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe në bagazhin e tyre u sekuestruan dy thika dhe një sëpatë, që do të thotë se pelegrinët serb nuk kanë ardhur edhe duarthatë.
 
Në këtë rrugëtim nuk do të thotë se të gjithë pelegrinët janë njerëz të përkushtuar apo të bindur në këtë rrugë fetare, në mesin e tyre ka kriminel e terrorist, kasap e përbindësha, dhe shumë të tjerë, që janë shfryer me urrejtje dhe masakra, por nuk janë ngopur me gjakun e shqiptarëve, të cilët tani nuk i lënë rehat ëndrrat trishtuese dhe vijnë tani për t’u qetësuar në vendet e krimeve.
 
Këta janë njerëz që e keqpërdorin edhe fenë e tyre, dhe besimi ndaj zotit nuk i ka ndryshuar marrëdhëniet ndër njerëzore në mesin e tyre, sepse këshillat fetare nga predikuesit e tyre janë më shumë nxitje për të bërë krime, sikur shpirtin ia kanë shitur djallit, kur gjatë luftës së fundit në Kosovë, kriminelët serb me bajoneta ia nxjerrin foshnjën nënës shqiptare nga barku.
 
Analogji e çuditshme me situatën e sotme në Kosovë, kur historia në një formë po përsëritet, për të mbajtur popullin shqiptarë të robëruar. Me gjithë dhunën permanente dhe politikën antishqiptare që ndoqën, akoma Serbia, mundohet ta nënshtrojë Kosovën dhe popullatën shqiptare. Ajo sot, përmes formave të ndryshme politike e luftënxitëse, tani sikur ka gjetur përmes rrugëve fetare, për të hapë shtigjet e saj shoviniste në Kosovë.
 
Dhe aktualisht Serbia përmes Kishës Ortodokse serbe dhe predikuesve të saj e vazhdon invazionin e saj, për ta mbajtur peng Kosovën, duke e zëvendësuar me një mostrum tjetër robërinë e saj, përmes së cilës fshihet një arsenal i madh krimesh serbe të dëshmuara më herët dhe gjatë luftës së fundit.
 
Me gjithë plagët dhe dëmet e mëdha që i shkaktuan Kosovës, nuk u ka mbetur gjë tjetër kriminelëve serb, që tani përmes festave ortodokse të tyre, të organizojnë nga gjithë Serbia , në formë të pelegrinëve dhe të vizitojnë vendet e krimit, sikur është rasti më i freskët në Gjakovë, apo në vendet tjera të Kosovës.
 
Qëndresa e shqiptarëve i ka tërbuar të gjithë elaborantët dhe kriminelët serb, që nga patriarkët, pseudoshkencëtarët e Akademisë serbe dhe deri në kreun e udhëheqjes së sotme serbe, por ardhja e këtyre pelegrinëve nga Serbia, në këto troje të Gjakovës dhe Kosovës, ku në mesin e këtyre pelegrinëve ka edhe vet autor të krimeve, do të thotë se, përmes kësaj forme kjo rasë njerëzore e dëshiron të përsëritet historia e krimeve dhe gjenocidit në këtë vend.
 
Pelegrinët e Serbisë që ia mësyjnë Kosovës, tashmë të organizuar apo në grupe të ndara, populli shqiptarë ka të drejtë ti kundërshtojë, sepse shumica e nënave në Gjakovë dhe gjithë nënave kosovare, akoma bijtë dhe bijat e tyre i kanë të humbur dhe të pagjetur, dhe tani është afër 27 prilli, data më e përgjakshme e këtij populli në këtë pjesë të vendit, që u masakruan mbi 376 civil të pafajshëm në Meje-Korenicë, nga kriminalët serb, me ç’rast nuk është dënuar asnjë kriminel i kësaj masakre dhe gjenocidi.
 
Si do ndjehen nënat gjakovare dhe tërë nënat kosovare, kur i shohin autorët e krimit me sytë e tyre dhe ata lejohen sot të shëtisin të lirë në qytetin dhe vendet e krimit, dhe këta kriminel vijnë sot si pelegrin të pajisur edhe me armë, që do të ishte e turpshme, e pa durueshme dhe e padëshirueshme në një shoqëri njerëzore, duke ngjallë urrejtje dhe pikërisht situatat e tilla e nxisin dashur e pa dashur llogaridhënien./Bota Sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave