Nga: Dedë Preqi
Ajo që ndodhi në mbrëmjen e 12 prillit në Big Brother Albania, ku në gjysëmfinale goditet rëndë me shuplakë në fytyrë Besart Këlmendi (Gjesti) nga Kosova, nga Jozef Marku, nga Laçi i Shqipërisë, që ishin bashkëjetues të asaj shtëpie, do të ishte një skandal i turpshëm i një shqiptari mendje lehtë dhe mendje krisur, dhe në të vërtetë me sjellje aq arrogante, që një rast i tillë i dha shije të keqe, jo vetëm këtij formati aq të shikueshëm, por shije të keqe i dha edhe tërë një kombi.
Do të ishte primitivizëm i një shoqërie po të mos e vëshë re këtë gjë, apo të thuash se kjo do të ishte vetëm një lojë e cila mundet edhe të eskalojë me gjeste të tilla, duke e goditur njëri-tjetrin edhe në fytyrë, jo, jo, një primitivizëm i tillë nuk mund të kthehet si optimizëm, sikur në këtë formë duhet një anëtar i këtij formati të luftoi për të ngadhnjyer në këtë mënyrë, sepse këto forma duhet të jenë të ndaluara dhe të pa pranuara në çdo mes shoqëror, e le më, në një mes ku të gjithë i takojnë një kombi dhe një gjaku shqiptar.
Në këtë rast, sipas të cilit, do të ishte kultura në vetën e parë, e cila tregon realitetin e një mjedisi shoqëror me të metat e veta, dhe mbi të gjitha është ndërvëllezëria shqiptare, që është një ndër karekteristikat më kryesore, që do ta lidhte këtë popull në mes vete, dhe pikërisht kjo ngjarje e pa precedent vetëm se i jep shije të keqe një populli të njëjtë.
Gjithsesi kjo natyrë e këtij formati, apo ky imazh i kësaj sjellje të Jozef Markut, që i dha tërë shqiptarisë shije të idhët kudo që janë në glob, pikërisht atij i mungon ajo çka ka të bëjë me kulturën njerëzore, të cilën do ta merrte së pari nga edukata familjare, pastaj dhe nga rrethi shoqëror, që më tepër rastet e tilla i gjasojnë fushave në beteja pushtuese dhe jo një format e një Big Brodhëri, që do ta shikonte bota e kulturuar dhe normale.
Nuk mund të thëmi se asgjë nuk mund të garantohet brenda këtij formati sipas ligjeve që e përcaktojnë këtë lojë, apo siguria e njerëzve brenda këtij formati duhet apo nuk duhet të jenë të brojtur, mirëpo shembujt e tillë, japin me kuptue se, produksioni i këtij BIG-u, ka shumë vërejtje të njëpasnjëshme, kur përsonat e përjashtuar për sjelljet e tyre arrogante, që i kanë thyer rregullat e këtij formati, i ka kthyer përsëri në lojë, që më pastaj loja e tyre u shdërrue në një skandal të pa shembullt ndër shqiptarë, që ndryshe do ta quanim një zëri « t u r p «.
Krizma e kësaj shuplake shkoi aq largë edhe deri në Beograd, me çrast shkruajnë edhe mediat e tyre serbe për një gjest të tillë në mes shqiptarëve, i cili u ka pëlqyer me të madhe, duke ia lakmuar sjelljen e këtij «banditi», i cili do të lirohet menjëherë nga policia e shtetit shqiptar mbas një kohe të shkurtër, ku nisin procedurat e mëtejme në gjendje të lirë, që do të thotë se, sa me «seriozitet» e merr këtë ngjarje sigurimi i shtetit shqiptar.
Në këto rrethana produksioni i këtij formati argëtues i Big Brodher Albania, sikur ka dështuar me të madhe, edhe pse këtë çasje të kësaj sjellje arrogante të «Jozit» dikush do ta quante si «përsonale, dhe nuk duhet të ndikonte në marrëdhëniet ndërvëllezërore, apo në përçarje në mes shqiptarëve, por kjo formë provokative dhe agresive, jep shembullin më të keq dhe më të turpshëm për kombin tonë./Bota Sot