Kush janë këta matrapazë, dështak në ngjarjet e rëndësishme të Historisë më të re të Kosovës që marrin guximin të thirren në emër të Grupit të Deçanit?
Kush janë këta matrapazë, dështak në ngjarjet e rëndësishme të Historisë më të re të Kosovës që marrin guximin të thirren në emër të Grupit të Deçanit? 08.10.2024 | 14:50
Saim Tahiraj
 
Dalin pa fie turpi me propozime në emër të Grupit të Deçani! Mos u fsheni pas Grupit të Deçanit po dilni në emrin tuaj dhe organizatave tuaja.
 
Kush janë dhe kujt i shërbejn disa portale dhe televisione të cilat shërbehen me gënjeshtra dhe dezinformojn opinjonin për Grupin e Deçanit?
 
Grupi i Deçanit është unik dhe është pjesë përbërse e bërthamës së „Lëvizjes së Deçanit“ e cila ka një zyre legale në Prishtinë. Askush nuk e ka të drejtën të flas në emër të Grupit të Deçanit përpos anëtarët që e përbëjn këtë grup. Gjithashtu askush nuk e ka të drejtën të jap deklarata dhe propozime në emër të „Lëvizjes së Deçanit“ pa autorizimin e Zyres së saj që është në Prishtinë.
 
Të gjitha këto deklarata dhe propozime që dalin nga individë karrierist dhe të pandërgjegjshëm, portale dhe televisione që i shfrytzojnë ato me dezinformue opinionin, kanë të vetmin qëllim, të dëmtojnë autoritetin e „Lëvizjes së Deçanit“. Autoritetin e madh që ka fituar „Lëvizja e Deçanit“ në Kosovë, në Shqipëri, në mbarë trojet shqiptare dhe mërgat, i ka tmerruar Islamin Politik Radikal, andaj janë hudhur në ofenzivë kundër „Lëvizjes së Deçanit“.
 
Nuk po pyesin për metodat, por po i përdorin edhe ato më të ultatat për ta sulmuar dhe dëmtuar atë. Matrapazët, karrieristët dhe përfituesit, po përpiqën që me paraqitjet e tyre publike, nëpër portale dhe televisione që janë në shërbim të Islamit Politik Radikal, të përfitojnë nga autoriteti i madhë që gëzon „Lëvizja e Deçanit“. Të tillët janë bërë krah i fuqishëm i Islamit Politik Radikal. „Lëvizja e Deçanit“ do vazhdoj e palëkundur nė misionin e saj historik në mbrojten e vlerave më fundamentale të Shqiptarizmës, duke u bazuar fuqishëm në Deklaratën e saj.
 
I paralajmëroj të gjithë ata matrapaz, karrierist dhe përfitues, të gjitha ato portale, media dhe televisione që t’i ndërpresin dezinformimet në emër dhe për „Lëvizjen e Deçanit“. Nëse nuk ndalen do i ndjekim rrugët ligjore për t’i ndalur./Bota Sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave