Dom Nikë Ukgjini: viti jubilar i 320 vjetorit të Kuvendit të Arbenit
Dom Nikë Ukgjini: viti jubilar i 320 vjetorit të Kuvendit të Arbenit 25.01.2023 | 00:00
Dioqeza e Lezhës dhe Bashkia Lezhë shënuan vitin jubilar të 320-vjetorit të Kuvendit të Arbenit, mbajtur me 14 e 15 janar të vitit 1703, në Mërqi të Lezhës. Në përkujtim të kësaj ngjarje kishtare e kombëtare, pikërisht aty ku Kuvendi u mbajt në Kishën e Shen Gjon Kryepremit, në fshatin Merqi, morën pjesë shumë studiues nga të gjitha trevat shqiptare.
 
Dioqeza e Lezhës dhe Bashkia Lezhë shënuan vitin jubilar të 320-vjetorit të Kuvendit të Arbenit, mbajtur me 14 e 15 janar të vitit 1703, në Mërqi të Lezhës me kërkesën e Papës Klementit XI Albani. Në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme kishtare e kombëtare, për ruajtjen e identitetit shpirtëror e kombëtar, pikërisht aty ku edhe u mbajtën punimet e Kuvendit të Arbenit, në Kishën e Shën Gjon Kryepremit, në fshatin Merqi, morën pjesë shumë studiues e historianë nga të gjitha trevat shqiptare, autoritete kishtare e shoqërore dhe banorë të zonës. Kujtojmë se mes vendimeve që u miratuan nga Kuvendi i Arbenit  ishte edhe hapja e shkollave dhe organizimi i botimeve në gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan përgjatë shekujve të XVIII dhe XIX.
 
Në Kishën ku u mbajt kuvendi i Arbenit, në fshatin Mërqi, në veprimtarinë përkujtimore, u bë edhe promovimi i relacionit të Imzot Vinçens Zmajeviç, botuar në gjuhën shqipe. Në përfundim të punimeve të Kuvendit të Abrenit qe nënshkruar dekreti, të cilin e botoi në latinisht imzot Vinçens Zmajeviç, ku "tregohet se kleri katolik shqiptar qëndroi me popullin dhe i parapriu Rilindjes Kombëtare”, tha meshtari e studiuesi dom Nikë Ukgjini.
 
Në kuadër të shpalljes të vitit jubilar të 320 vjetorit të Kuvendit të Arbenit të mbajtur me 14 e 15 janar të vitit 1703, në Mërqi të Lezhës, Dioqeza e Lezhës dhe Bashkia Lezhë, në  ketë datë përkujtimore, organizuan takim vëllazërore në pranin të gjithë mysafiret dhe studiuesit që kishin ardhur, nga të gjitha trevat shqiptare, për ta nderuar, këtë ngjarje, sa historike, po aq, fetare, atdhetare e kulturore.
 
Kuvendi kishtar i Arbërit që u mbajt në Kishën e Shën Gjonit të Mërqisë, nën drejtimin e Imzot Vinçenc Zmajeviqit, kur ai kishte vetëm 32 vjeç,  ishte me rëndësi të jashtëzakonshme për fatet e Kishës katolike në trojet shqiptare, të gjuhës shqipe e të identitetin etnik të kombit shqiptar. Ishte data 15 janar kur në përfundim të punimeve, barit e të gjitha trove të Kishës Katolike, si dhe delegat të tjerë, nënshkruan dekretet e Koncilit të Arbnit, të cilat u botuan  në latinisht  e shqip ne vitin 1706, nga Imzot Zmajeviqi e ku përmes së cilës shihet qartë se kleri katolik shqiptar, përkundrejt trysnive nga pushtuesit i qëndroi pranë në gëzim e në vaj popullit të vet dhe i parapriu rilindjes së tij kombëtare.
 
Imzot Zmajeviqi  i nxitur nga Papa Francesk Albani, u kujtoi të gjithë ipeshkvijve pjesëmarrës të Kuvendit të Arbërit detyrën që të kujdesën me të gjitha forcat për ringjalljen e jetës fetare e kombëtare të popullit, e të punojnë për përtëritjen dhe rritjen e klerit si dhe për lirinë fetare dhe kundër islamizimit të dhunshëm ë popullit.
 
Kisha ku u mbajt Kuvendi i Arbrit, për shkak te rëndësisë historike qe kishte,  në vitet në vazhdim nga turqit osmanlinj do pësonte dëmtime, rrënime të shumta. Ajo e fundit kishte ndodhur nga esadistet shqiptar në vitin 1915 dhe më pas gjatë diktaturës së egër komuniste e cila e dominoj për 45 vite tokën e Arbrit.
 
Më ardhjen e demokracisë në mars të viti 1991, meshtarët përpos punës intensive baritore, ju desh të merrej edhe më ri ngritjen e mureve të rrënuara të disa objekteve të kultit. Kështu ndodhi edhe me Kishën legjendare të Kuvendit të Arbrit, e cila gjatë kohës se komunizmit kishte degraduar tepër, prandaj u parë e nevojshme ndërhyrja, restauruese e cila ndodhi në mënyrë serioze por dhe modeste vitin 1996, nga famullitari i atëhershëm dom Dodë Gjergji.
 
Duke qenë te bindur se çdo aset të Trashëgimisë tonë Kulturore Kombëtare, përfaqësojnë vertebrat e shtyllës kurrizore të identitetit tonë kombëtar, dhe që kjo pjesë e historisë sonë të marr edhe më tepër jete, një grup vullnetmirësh me ide dhe financime arritëm gjatë viti 2022, të ia shtojmë dinjitetin këtij objekti duke rindërtuar e meremetuar, por dhe duke shtuar gjerat të nevojshme, në Kishë dhe ambientin për rreth.
 
Më ketër rast të 320 vjetorit te Kuvendit të Arbrit, duke siguruar fonde financiare të tjera private, do vazhdojmë me punimet të fazës se përfundimtare. Gjithashtu do vendosim në Kishë shtatoren e papa Albanit dhe Imzot Vincenc Zmajeviqit. Gjatë viti në këtë ambientet do kemi dhe aktivitet të ndryshëm, si koncerte, promovim librash të veçanta, takime studiuesish e shumë të tjera./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave