333-vjetori i vdekjes së ipeshkvit, teologut e atdhetarit imzot Pjetër Bogdanit, i cili ndërroi jetë më 6 dhjetor 1689 në Prishtinë nga epidemia e murtajës, sivjet u kujtua nga Kisha dioqezane e Kosovës dhe nga Instituti per Trashegimine Shpirterore e Kulturore te Shqiptareve ne Shkup dhe Instituti i Historise ”Ali Hadri” ne Prishtine.
333-vjetori i vdekjes së ipeshkvit, teologut e atdhetarit imzot Pjetër Bogdanit, i cili ndërroi jetë më 6 dhjetor 1689 në Prishtinë nga epidemia e murtajës, sivjet u kujtua nga Kisha dioqezane e Kosovës dhe nga Instituti per Trashegimine Shpirterore e Kulturore te Shqiptareve ne Shkup dhe Instituti i Historise ”Ali Hadri” ne Prishtine , me hollesisht nga kryeqyteti Kosovës të njekim njoftimin e Rabie Ibrajt:
Manifestimet “Ditet e Bogdanit” tashme po behen tradicionale, qe kur Imzot Pjeter Bogdani, ky kolos i Kishes e Kombit, simbolikisht u rivarros ne Kripten e Katedrales “Shen Nene Tereza” ne Prishtine me 6 dhjetor 2019.
Dioqeza Prizren - Prishtine ne bashkepunim me Institutin per Trashegimine Shpirterore e Kulturore te Shqiptareve ne Shkup dhe me Institutin e Historise ”Ali Hadri” ne Prishtine ka organizuar keto manifestime qe jane hapur me 5 dhjetor ne Shkup, ndersa u permbyllen me 6 dhjetor ne Prishtine, ne konkatedralen “Shen Nene Tereza”, perkatesisht ne qendren “BogdaniPolis”.
Ne mbremjen e 6 dhjetorit, ne kete ngjarje te vecante, te pranishmit i pershendeti ipeshkvi-shkelqesia e tij, imzot Dode Gjergji, i cili tha se jeta dhe vepra e imzot Pjeter Bogdanit do te kujtohen cdo here sepse ai ka luftuar e sakrifikuar shume per kombin e tij.
“Permes Bogdanit e kemi ndier frymen evropiane ne kohen e erret te popullit tone dhe kemi shpresen e tij, sepse Bogdani dinte te shpresonte edhe kur e shihte se nuk ka shprese. Ne, mund te shpresojme sot kur Zoti na i ka dhene te gjitha keto te mira, e mund te shpresojme per nje te ardhme edhe me te mire per ta rindezur frymen evropiane ne zemren e popullit tone, ne menyre qe, nje dite te jemi pjese e familjes evropiane. Liria per te cilen Bogdani ka luftuar dhe sakrifikuar shume, eshte vlere e pamohueshme dhe pasuri qe nuk jepet, ndersa paqja eshte vlere e domosdoshme sepse pa te, askush nuk ka te ardhme” tha imzot Dode Gjergji.
I pranishem ne kete ngjarje ishte edhe Imzot Vincenzo Paglia, president i Akademise Papnore per Jeten, i cili tha se ndjehet i nderuar qe ndodhet i pranishem ne kete solemnitet, duke shtuar se, Bogdani ka jetuar kohen e tij me nje thellesi te jashtezakonshme, ne rrethanat e asaj kohe qe ishin te rendesishme per Kishen, por edhe per Evropen ne teresi. Ne fjalen e tij, imzot Paglia terhoqi vemendjen kur theksoi se Bogdani eshte me prejardhje shqiptare nga Kosova, i lindur ne Gur te Hasit jo larg Prizrenit dhe vinte nga nje familje shqiptare e cila i kishte mbetur besnike Kishes Katolike dhe krishterimit.
Nga Instituti i Historise, Teuta Shala tha se Pjeter Bogdani ishte nje personalitet qe ishte dalluar jo vetem si klerik por edhe ne rrafshin kombetar.
“Ne, si Institut Kerkimor-Shkencor e kemi obligim moral e profesional qe ti kujtojme e kontribuojme ne lartesimin e figurave madhore te historise tone siq ishte Bogdani. Kete obligim me se shumti ua kemi borxh gjeneratave qe vijne pas nesh, ku me fakte dhe argumente ua deshmojme se populli shqiptar kishte nje personalitet i cili u dallua jo vetem si klerik, por edhe ne rrafshin kombetar, ishte udheheqes i levizjes clirimtare shqiptare ne fund te shekullit te 17, i cili edhe me pergatitjen qe kishte u be edhe figura me e shquar e letersise se vjeter shqipe” potencoi Teuta Shala.
Nderimi i figurave te medha siq ishte Pjeter Bogdani tregon sensin civilizues te nje kombi, per tu ngritur ne kodin e sistemit te vlerave pa te cilat ai komb nuk mund te zhvillohet ne parametrat e botes se qyteteruar, tha mes tjerash ne fjalen e tij, Skender Asani,drejtor i Institutit per Trashegimine Shpirterore te Shqiptareve ne Shkup.
Ne kete manifestim, qe dioceza e quajti ‘akademi solemne’, u interpretuan edhe pika muzikore duke krijuar atmosfere te ngrohte, ndersa ne permbylljen e kesaj ngjarjeje eshte vizituar edhe Kripta e Katedrales, aty ku simbolikisht eshte varrosur Imzot Pjeter Bogdani./Radio Vatikani