Oficeri i FSK-së diplomon në Inxhinieri Ushtarake në SHBA
Oficeri i FSK-së diplomon në Inxhinieri Ushtarake në SHBA 18.10.2024 | 12:00
Oficeri i FSK-së, kapiten Kemajl Haliti, ka përfunduar me sukses “Kursin e Karrierës së Kapitenit Inxhinierik” në Fort Leonard Wood, Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Në njoftimin e FSK-së në Facebook, thuhet se trajnimi kishte për qëllim përgatitjen për oficer inxhinierë të nivelit të mesëm me njohuri dhe aftësi të nevojshme për të udhëhequr dhe menaxhuar në mënyrë efektive operacionet inxhinierike në nivel kompanie dhe regjimenti.
 
“Nga 75 oficerë, 16 prej tyre ishin oficerë nga vendet si: Arabia Saudite, Benini, Brazili, Indonezia,Kosova, Korea Jugore, Gjermania, Bregu i Fildishtë,Tunizia, Italia, Mbretëria e Hashimetit- Jordani, Kuvajti dhe Lituania, gjithsej 16 oficerë të huaj në mesin e 75 studentëve oficer”, shkruhet mes tjerash në postim.
 
Njoftimi i plotë:
 
Oficeri i FSK-së, diplomon në Inxhinieri Ushtarake
 
Kapiten Kemajl Haliti ka përfunduar me sukses “Kursin e Karrierës së Kapitenit Inxhinierik” në Fort Leonard Wood , Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Trajnimi kishte për qëllim përgatitjen për oficer inxhinierë të nivelit të mesëm me njohuri dhe aftësi të nevojshme për të udhëhequr dhe menaxhuar në mënyrë efektive operacionet inxhinierike në nivel kompanie dhe regjimenti, duke i përgatitur ata për rolet e stafit dhe pozicionet komanduese duke u fokusuar në parimet e avancuara inxhinierike, planifikimin taktik, vendimmarrje ushtarake, krijimi dhe zhvillimi i lidershipit brenda kontekstit të inxhinierëve luftarak.
 
Nga 75 oficerë, 16 prej tyre ishin oficerë nga vendet si: Arabia Saudite, Benini, Brazili, Indonezia,Kosova, Korea Jugore, Gjermania, Bregu i Fildishtë,Tunizia, Italia, Mbretëria e Hashimetit- Jordani, Kuvajti dhe Lituania, gjithsej 16 oficerë të huaj në mesin e 75 studentëve oficer./GazetaSinjali/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave