Më 22 nëntor, në ambientet e qendrës “BogdaniPlis” të kuries së dioqezës Prizren-Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës, u hap ekspozita “Homazh Nanës” kushtuar Shenjtës Nënë Terezë, me 13 piktura origjinale të realizuara nga piktori Agron Bytyçi, përgatitur nga Naser Shatrolli me rastin e 25-vjetorit të kalimit në amshim të Ganxhe Bojaxhiut - Shenjtës Nënë Terezë.
Më 22 nëntor, në ambientet e qendrës “BogdaniPlis” të kuries së dioqezës Prizren-Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës, u hap ekspozita “Homazh Nanës” kushtuar Shenjtës Nënë Terezë, me 13 piktura origjinale të realizuara nga piktori Agron Bytyçi, përgatitur nga Naser Shatrolli me rastin e 25-vjetorit të kalimit në amshim të Ganxhe Bojaxhiut - Shenjtës Nënë Terezë. Më hollësisht nga Prishtina shërbimi Rabie Ibrajt.
Ekspozita e hapur ne Prishtine, mbyll vitin jubilar te Shën Nene Terezës
E shtrenjta dhe e Shenjta jone e kombit, Nene Tereza eshte kujtuar serish ne Prishtine, me hapjen e ekspozitës ”Homazh Nanes” te piktorit te njohur, Agron Bytyqi. Ai ka ekspozuar 13 portrete origjinale te Nene Terezës, te punuara me përkushtim te madh siq e tha vet, pikërisht për ta mbyllur vitin jubilar te 25 vjetorit Hyjor te saj.
Ne nje atmosfere te ngrohte, me prani te artdashësve, në mbrëmjen e 22 nëntorit, ekspozita u hap ne qendrën “BogdaniPolis”, brenda objektit te konkatedrales “Shen Nene Tereza” ne Prishtine.
Autori Bytyqi ne keto vepra ka skalitur ne menyren origjinale figuren e embel te Nene Terezes, kryqin e pandashëm, ngjyrat karakterstike, bardhe e kalter, urtesine me syte e pervujtun, dhe dashurinë e mirësinë e saj me buzëqeshje qe ka rrezatuar drite, e cila perhere do te jete simbol i meshires, dashurise e paqes. Ne njerin nga portretet, veç fytyres se dashur te Nene Terezes, autori ia ka bashkengjitur edhe thenien e saj: “Dashuria fillon duke u kujdesur per me te afërmit -ata ne shtepi”, qe eshte familja.
“Eshte nje emocion i veçante per mua ne kete rast per arsye se vet fakti qe eshte nje ambient shume unik, ku po hapen perdet e kesaj ekspozite universale të Nene Terezes dhe nje piktorit qe vertete eshte krijues artistik i permasave te ketilla, tha ne fillim kuratori Naser Shatrolli. Ekspozita, tha ai, po hapet edhe ne muajt e dritave, aty ku frymon arome biblizmi, ku merr shtrirje te shlire arti, aty ku degjohet jehona e kembanes me tingujt lirik te saj, ndersa autori na dëfton ndjeshmërinë e profilit te tij krijues.
”Autori i përkushtuar ndaj natyrës se tematikes se zgjedhur, e ndaj karakterit biblik te personazhit, permes ekspozitës përçon mesazhin ne relacion me njeriun e pergjumur, derisa po zbehet dashuria ndaj njeri tjetrit dhe varfëria po e atakon boten’’ tha Shatrolli.
Ne vazhdim, mons. Lush Gjergji, duke u nisur nga thenia e nje shkrimtari e dijetari, tha veç tjerash se: “Nese doni te takoheni me Nenen Tereze edhe pas kalimit te saj ne amshim, atehere shikoni e shijoni fotografitë, portretet, pikturat, skulpturat. Por, mbi te gjitha përqendrohuni ne dy sytë e saj, qe janë si dy gaca te cilat iu flasin, therrasin dhe deshmojne, sepse ata sy kane pare qe ndoshta askush prej njerezimit nuk ka pare kurrë, e veshët e saj kane degjuar zhurmen, vajin, dhimbjen e pikëllimin e te varfereve nder me te varfer. Prandaj nga zemra e uroj dhe falënderoj piktorin e sukulptorin Agron Bytyqin per kete dhurate te madhe”, tha mes tjerash mons. Lush Gjergji.
Nderkaq, autori Bytyqi, tha ne pershendetjen e tij se eshte munduar qe te bej me te miren ne keto vepra arti, por ne jemi te vegjel tha ai, per te madhen Nenen Tereze, duke shtuar se familjen e ka pasur mbeshtetjen me te madhe. “Familja ime ka qene se bashku me mua nga piktura ne pikture dhe kemi bere nje pune te vogel per nje njeri shume te madh. E kam bezdi nese ne qe bejme artin, te flasim per artin, prandaj iu falenderoj edhe njehere secalin prej jush” tha ai.
Ne mbyllje te kesaj ekspozite, famullitari i Prishtinës, dom Fatmir Koliqi tha se pikturat kane karakter shitjeje dhe mjetet e grumbulluara do te shkojne per bamiresi. Ekspozita “Homazh per Nanen” do te jete e hapur deri me 27 nentor. /Radio Vatikani