Festa e Flamurit u kremtua në çdo qytet të vendit, ku përpos ceremonive zyrtare u organizuan koncerte me ngjyrat kombëtare. Pjesë e festimeve u bënë arbëreshet e Italisë, shqiptarët e Kosovës, veteranët e UÇK-së dhe mijëra qytetarë.
Festa e Flamurit u kremtua në çdo qytet të vendit, ku përpos ceremonive zyrtare u organizuan koncerte me ngjyrat kombëtare. Pjesë e festimeve u bënë arbëreshet e Italisë, shqiptarët e Kosovës, veteranët e UÇK-së dhe mijëra qytetarë.
Kukës - Me flamuj kuqezi dhe veshje popullore, qytetarë të shumtë Kosovës erdhën në Shqiperisë për të kremtuar 112 Vjetorin e Pavarësisë.
Në pikën kufitare të Morinës parakaloi një trupë e veteranëve të UÇK-së dhe FSK-së, nën tingujt e këngëve patriotike.
Mirditë- Mirdita u kthye në qendren e festimeve për Ditën e Flamurit. Me qindra qytetarë morën pjesë në koncert, ndërsa flamuri gjigand u vendos në godinen e bashkisë. Pjese e festës u bënë shqiptarë nga trevat shqipfolese mes të cileve dhe veteranët e UÇK-së.
Berat - Ceremonia në Berat nisi me tingujt e bandës frymore ndërsa u kryen homazhe në Memorialin e Pavarësisë. Morën pjesë dhe familjarë të firmëtarëve të Pavarësisë.
Korcë- 112 vjetori i Pavarësisë u përkujtua në katedralen e Korçës, ku Mitropoliti mbajti Dhoksologjinë e Flamurit. Në ceremoni morën pjesë zyrtarë lokalë dhe deputetë të mazhorancës e opozitës. Ndryshe nga Korca, Pogradeci festoi i ndarë, ku të djathtet bënë homazhe tek varrezat e martireve, ndërsa socialistet mbajtën ceremonine para bashkisë.
Lezhë- 112-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë u kremtua edhe në Lezhë pranë obeliskut të "Besëlidhjës", ku u ngrit flamuri dhe u vendosen kurora me lule nga autoritetet lokale e qendrore. Ra në zy mungesa e përfaqësuesve të opozitës.
Fier- Format për të lartësuar madhështinë e flamurit kuqe zi janë nga më interesantet. Në rrugën Fier- Patos, flamuri u valëvit sot në lartësinë e një vinçi.
Ceremonia në qytetin e Fierit është shoqëruar me vendosjen e kurorave me lule pranë memorialit historik të ngritjes së flamurit.
Shkodër- Festimeve në Shkodër iu bashkua një delegacion arbëresh të cilët u pritën nga kryetari i qarkut. Për kryebashkiakun e Molise “28 Nëntori” është një datë emocionuese, pasi këtu kanë rrënjët e tyre.
“Kemi një gjuhë të përbashkët, traditat dhe zakonet që na lidhin dhe mundësitë për të patur bashkëpunime janë të shumta, prandaj do të punojmë për ti finalizuar sa më parë. Do të kemi të tjera takime, ju presim edhe ju në mesin tonë, atje ku gjendet komuniteti arbëresh.” tha Giorgio Manes, kryetar i bashkisë Molise.
Gjirokastër- Në Memorialin e Rilindasve në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, përfaqësues të institucioneve publike, pushtetit vendor, forcave politike vendosën kurora me lule.
Sarandë- Në këtë ditë të shënuar, Saranda u mbush me krenari kombëtare, ku në shëtitoren buzë detit u mbajt ceremonia e ngritjes së Flamurit Kombëtar. Festa u zbukurua me tingujt magjepsës të polifonisë.
Durrës- Koncerti “Këngët e vendit tim” mbushi sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku morën pjesë Orkestra Frymore, Kori i të Rinjve dhe kërcimtarë të talentuar të qytetit.
Në Shkodër ashtu edhe si në qytet e tjera të vendit u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtues vendor dhe përfaqësues të komuniteteve fetare.
Festimeve në Shkodër iu bashkua një delegacion arbëresh të cilët u pritën nga kryetari i qarkut. Për kryebashkiakun e Molise “28 Nëntori” është një datë emocionuese, pasi këtu kanë rrënjët e tyre.
“Kemi një gjuhë të përbashkët, traditat dhe zakonet që na lidhin dhe mundësitë për të patur bashkëpunime janë të shumta, prandaj do të punojmë për ti finalizuar sa më parë. Do të kemi të tjera takime, ju presim edhe ju në mesin tonë, atje ku gjendet komuniteti arbëresh”, tha Giorgio Manes./Shqiptarja.com