Maratona e Berlinit thyen rekord me 44 mijë pjesëmarrës në garë
Maratona e Berlinit thyen rekord me 44 mijë pjesëmarrës në garë 13.09.2018 | 10:39
Pas pretendentit kryesor për kategorinë e meshkujve, Eliud Kipchoge dhe yllit Tirunesh Dibaba për kategorinë e femrave, më shumë se 44 000 atletë do të nisin ditën e diel maratonën e Berlinit, duke regjistruar në këtë mënyrë një rekord të ri pjesëmarrjeje, njoftuan organizatorët në ueb-in e kompetecionit.
 
”44.389 atlete dhe atletë janë regjistruar në listën e pjesëmarrësve të maratonës së 45-ë të Berlinit”, bëhet e ditur në komunikatën për shtyp.
 
Si çdo vit, disa atletë do të vijnë me shpresën për të thyer rekordin e botës për vrapim kryesisht të shpejtë duke përshkuar kryeqytetin gjerman, ku janë thyer gjashtë rekordet e fundit në rang botëror për kategorinë e meshkujve.
 
Rezultati më i mirë botëror u shënua në vitin 2014 në Berlin nga keniani, Dennis Kimeto me 2 orë e 02 minuta e 57 sekonda. Tek kategoria e femrave fronin e vendit të parë e mban britanikja Paula Radcliffe me 2 orë e 15 minuta e 25 sekonda në Londër në vitin 2003.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave