Nëse doni një ambient të pastër, filloni me një mendje të pastër, aty fillon gjithçka. Njihuni me "Night riders" çiklistët të cilët po e ndriçojne Prishtinën çdo të merkurë në mbrëmje.
Eventi "Night riders" është bërë me shpresën më të madhe, që një ditë kryeqyteti i Kosovës të jetë i sigurtë për çiklistët, atraktiv për turistët dhe i pastër për banorët që të dëshirojnë të jetojnë një jetë të shëndetshme.
Takimi para nisjes bëhet tek sheshi"Ibrahim Rugova" në Prishtinë, çdo të mërkurë në mbrëmje, në orën 20:00, ku çiklistet vërshojne rrugët kryesore të Prishtinës. Motoja e tyre është "Bëhu pjesë e zgjidhjes, mos u bë pjesë e problemit". Ata ftojnë të gjithë qytetarët e Prishtinës duke thënë se mos të harrojnë ndriçimin ta marrin me vete, çdo të mërkurë në mbrëmje dhe rrugët e Prishtinës janë tonat.
Video