Të gjithë me sy nga Gjermania, sot fillon Kampionati Evropian
Të gjithë me sy nga Gjermania, sot fillon Kampionati Evropian 14.06.2024 | 16:04
Kampionati Evropian UEFA 2024 fillon sot, pritjes i erdhi fundi.Gjermania luan me Skocinë në Mynih në ndeshjen hapëse dhe më pas ky turne përfundon me finalen në Berlin të dielën e 14 korrikut, transmeton GazetaBlic Sport.
 
Ky është turneu i tretë Kampionatit Evropian ku do të marrin pjesë 24 ekipe. Italia është kampionia në fuqi e Evropianit, pasi mundi Anglinë në penallti në finale në stadiumin Wembley në 2021.Ky Evropian do të jetë edhe më interesant për gjithë shqiptarët, pasi që Shqipëria do të paraqitet për herë të dytë në histori. Kuqezinjtë ndeshjen e parë do ta luajnë nesër ndaj Italisë.
 
Cilat janë grupet e UEFA Euro 2024?
 
Grupi A: Gjermani, Hungari, Skoci, Zvicër
Grupi B: Shqipëri, Kroaci, Itali, Spanjë
Grupi C: Danimarkë, Angli, Serbi, Slloveni
Grupi D: Austri, Francë, Holandë, Poloni
Grupi E: Belgjikë, Rumani, Sllovaki, Ukrainë
Grupi F: Çeki, Gjeorgji, Portugali, Turqi
 
Cilat janë qytetet dhe stadiumet pritëse të UEFA Euro 2024?Berlin (Olympiastadion)
 
Këln (RheinEnergieStadion)
Dortmund (Signal Iduna Park)
Düsseldorf (Merkur Spiel-Arena)
Frankfurt (Deutsche Bank Park)
Gelsenkirchen (Veltins-Arena)
Hamburg (Volksparkstadion)
Leipzig (Red Bull Arena)
Mynih (Allianz Arena)
Shtutgart (MHPArena)
/GazetaBlic Sport/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave