Keniani Kimaiyo triumfon në Maratonën ‘Prishtina 2024’
Keniani Kimaiyo triumfon në Maratonën ‘Prishtina 2024’ 22.09.2024 | 12:00
Në një garë interesante Kimaiyo i ari arrti në cak për kohën 2 orë e 25 minuta e kalojë shtegun prej 42 km.
 
I dyti në cak arriti bashkëkombësi i tij, Laban Cheruiyot.
 
Keniani Rono fitues i gjysmëmaratonës 21 km
 
Garuesi nga Kenia Kennedy Kipkemoi Rono është fitues i gjysmëmaratonës 21 km që po mbahet në Prishtinë.
 
Një nga ngjarjet më të mëdha sportive është duke u zhvilluar në kryeqytetin e Kosovës.
 
Keniani Rono e kalojë shtegun për kohën 1.04 minuta duke triumfuar në garë joshëse.
 
I dyti në cak arriti garuesi Bethwel Kiprono Chemweno për kohën 1.05:1.
 
Kusari përfundon shtegun 10 km, kritikon organizatorët
 
Kusari në një prononcim për RTK, ka kritikuar organizatorët e kësaj ngjarje sportive.
 
“Nga koha kur ka filluar ky aktivitet sportiv unë jam pjesë e Maratonës, por ky aktivitet, ka rënie të garuesve. Kësaj radhe kalova shtegun prej 10 km, por duhet një organizim shumë më i mirë”, ka thënë ajo.
 
“Ju i keni parë maratonat ndërkombëtare ku mbyllen qytetet, por pa ndodh një ndryshim i mirëfillte nga organizatorët, nuk do të mund të arrihet ajo që ne e duam. Ky organizim duhet të jetë thirrja e fundit për organizatorët për vitin e ardhshëm të jetë një organizim më i mirë”, ka pohuar deputetja Kusari.
 
Ka startuar ngjarja më e madhe sportive në vendin tonë, Maratona ‘Prishtina 2024’, event ky që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
 
Maratona ‘Prishtina 2024’ po mbahet nën organizimin e Federatës Atletike të Kosovës me moton ‘Vrapo pa kufi’.
 
Drejtuesit e Federatës, këshillit organizativ dhe komunës së Prishtinës, më kohë kanë kryer të gjitha përgatitjet e duhura për këtë ngjarje sportive që kalon kufijtë.
 
Mbi 500 atletë nga e mbarë bota, kanë nisur garën në disiplinën 2 kilometërshe, 5 km, edhe 10, 21 dhe 42 kilometra.
 
Risi e kësaj Maratona ‘Prishtina 2024’ është edhe pjesëmarrja e kampiones së Evropës në 3000 metra me pengesa, Luiza Gega, e cila po vrapon në disiplinën 42 kilometra.