Spanja rikthehet në majën e Evropës, fiton EURO 2024-shin
Spanja rikthehet në majën e Evropës, fiton EURO 2024-shin 14.07.2024 | 12:00
I mposhtën gjigantët përgjatë rrugës. Kroacinë dhe Italinë në grupe. Nikoqirin, Gjermaninë në çerekfinale. Francën në gjysmëfinale. Por fituan edhe ndaj Shqipërisë në grupe, si dhe ndaj Gjeorgjisë në 1/8 e finales.
 
Me shtatë ngadhënjime, spanjollët e mbyllën një turne perfekt nga shtatë takime sa i zhvilluan.
 
Fillimisht avancuan përmes Nico Williamsit në minutën e 47-të, por anglezët u përgjigjën me golin e Cole Palmerit në të 73-tën.
 
Mirëpo goli i rezervistit Mikel Oyarzabal në minutën e 86-të ia solli titullin rekord Furisë së Kuqe, të katërtin si kampion i Evropës.
________________________________________________________
90′
Katër minuta shtesë akordohen nga referi.
90′
Dani Olmo heq topin nga porta. E shpëton Spanjën nga barazimi.
89′
Mikel Merino futet te Spanja. Largohet Lamine Yamal.
87′
Mikel Oyarzabal rikthen epërsinë e Spanjës. Furia e Kuqe sa afër fitores.  Marc Cucurella asistoi.
85′
Korner për Spanjën. Asgjë nga ky rast.
83′
Futet Nacho Fernandez në vend të Robin Le Normandit (Spanjë).
81′
Jordan Pickfordi prapë ia mohon golin Lamine Yamalit me një super pritje.
72′
Cole Palmeri realizon golin e barazimit për Anglinë pas një kundërsulmi. Ai u asistua nga Jude Bellinghami.
71′
Cole Palmer zë vendin e Kobbie Mainoosë te Anglia.
70′
Fabian Ruiz godet nga distanca, por gjuan mbi portë.
69′
Korner për Spanjën. Pickord i vëmendshëm.
67’
Mikel Oyarzabal zë vendin e Alvaro Moratës.
66′
Jordan Pickford mbron një rast të qind për qindtë të Lamine Yamalit. Rivënie nga këndi për Spanjën.
64′
Jude Bellingham rrotullohet mirë dhe godet nga distanca, por topi përfundon jashtë.
61′
Ollie Watkins futet në  lojë  në  vend të  kapitenit anglez, Harry Kane.
56′
Nico Williamsi godet nga distanca por topi përfundon jashtë ndonëse ishte goditje e rrezikshme.
56′
Rast tepër i volitshëm për Spanjën, por Alvaro Morata dështon të shënojë.
52′
John Stones i Anglisë ndëshkohet me karton të verdhë.
49′
Rast i volitshëm për Dani Olmon por dështon ta dyfishojë epërsinë e Spanjës.
47′
Nico Williams ka realizuar në minutën e 47-të të ndeshjes pas asistimit nga Lamine Yamal.
45′
Zëvendësim surprizues te Spanja. Rodri del, futet Anton Zubimendi.
45′
Mbyllet baras pjesa e parë e finales Spanjë – Angli.
45′
Dy minuta shtesë janë akorduar pas përfundimit të kohës së rregullt të pjesës së parë.
45′
Goditje e lirë për Anglinë. Krosimi gjen Phil Fodenin i cili gjuan por portieri spanjoll, Unai Simon e mbron goditjen.
45′
Harry Kane tenton goditjen nga distanca, por bllokohet goditja e tij.
43′
Alvaro Morata i rrezikshëm para portës, por mbrojtja angleze dëbon topin jashtë. Korner për Spanjën.
34′
Rivënie nga këndi për Spanjën. Anglezët dëbojnë topin jashtë. Sërish korner për Furinë e Kuqe.
31’
Dani Olmo ndëshkohet me karton të verdhë te Spanja. Rezultati i barabartë edhe me kartonë të verdhë.
25′
Karton i verdhë për kapitenin e Anglisë, Harry Kane. Ai fauloi Fabian Ruizin gjatë një dueli.
24′
Phil Foden gabon në pasim. Lamine Yamal futet në zonë por goditja e tij bllokohet. Asgjë nga korneri i Spanjës.
16′
Rivënie nga këndi për Anglinë. Asgjë nga ai rast.
15′
78% me 22% posedimi i topit në të mirë të Spanjës pas 15 minutave.
13′
Kyle Walker ka probleme me një lëndim, por si duket do të vazhdojë lojën.
12′
Nico Williams futet në zonë dhe tenton goditjen, por John Stones e bllokon.
5′
Rivënie nga këndi për Spanjën, por askush s’i përgjgijet krosimit të Nico Williamsit.
 
Finalja e EURO 2024-shit midis Spanjës dhe Anglisë ka filluar.
 
Përderisa Spanja po e kërkon titullin e katërt në këtë garë, Anglia po kërkon ta bëjë sefte.
 
Teksa spanjollët kanë mbërritur relativisht lehtë në finale pavarësisht rrugës më të vështirë, duke e mundur Kroacinë, Italinë, Gjermaninë dhe Francën (si dhe Shqipërinë e Gjeorgjinë), anglezët arritën në mënyrë dramatike, duke e mundur Sllovakinë në vazhdime, Zvicrën në penalti dhe Holandën në minutën shtesë të takimit.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave