Sot luhen tri ndeshje në Euro 2024 – vëmendja tek dueli Holandë – Francë
Sot luhen tri ndeshje në Euro 2024 – vëmendja tek dueli Holandë – Francë 21.06.2024 | 15:10
Maratona e Euro 2024 vazhdon edhe sot (21 qershor) teksa në program janë tri ndeshje për t’u zhvilluar.
 
Do të luhen dy ndeshje të Grupit D dhe një ndeshje e grupit E.
 
Ndeshja hapëse e ditës së sotme do të jetë ajo mes Sllovakisë dhe Ukrainës e cila do të nis me fillim nga ora 15:00.
 
Ukrainasit do të vihen në kërkim të fitores së parë pas humbjes që pësuan ndaj Rumanisë në ndeshjen hapëse, ndërsa Sllovakia do synojë ta sigurojë kualifikimin në raundin tjetër me një fitore.
 
Coming up today 🤤🎬
Who are you backing?@bookingcom | #EUROfixtures pic.twitter.com/cszyQJOhNc
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 21, 2024
 
Ndërkohë me fillim nga ora 18:00 në “Olympiastadion” të Berlinit do të takohen Polonia me Austrinë, me dy kombëtaret që deri më tani nuk kanë arkëtuar asnjë pikë.
 
Vëmendja kryesore është përballja e dy titanëve Holandës dhe Francës, sfidë kjo e cila do të luhet me fillim nga ora 21:00 në “Red Bull Arena” të Leipzigut.
 
Të dyja ekipet kanë arkëtuar nga tri pikë pas fitoreve ndaj Polonisë dhe Austrisë respektivisht, ndërsa sot do kërkojnë që ta sigurojnë biletën e kualifikimit tutje./Telegrafi/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave