Të dielën në Podgoricë ka përfunduar Kampionatin Ballkanik në karate.
Të shtunën, garuesja e Kosovës, Alma Loki, fitoi medaljen e artë në kata. Në finale ajo u vlerësua më lartë se garuesja e Serbisë, Neda Milosheviq.
Kjo bëri që në ceremoninë e ndarjes së medaljeve, flamuri i Kosovës të jetë përkrah atij të Serbisë, por më lartë.
Kjo pamje, që u shpërnda shumë, nuk u ka pëlqyer mediave në Serbi.
“Pse nuk e ndaloni këtë turp vëllezër malazezë?! Flamuri i Serbisë dhe ai i shtetit të rrejshëm të Kosovësd njëri përkrah tjetrit”, ka shkruar sajti antishqiptar “sd.rs”.
Ka pasur komente në Serbi që garuesja Milosheviq është dashur të largohet nga podiumi. Të tjerë e kanë vlerësuar normale pamjen.
Vlerësime si “skenë e pabesueshme”, “skenë e rrallë” “e pakuptimtë” “turpërim” janë paraqitur në media të shumta serbe./©KOHA