Falë Distria Krasniqit, flamuri i Kosovës i dyti për nga lartësia në Paris
Falë Distria Krasniqit, flamuri i Kosovës i dyti për nga lartësia në Paris 28.07.2024 | 12:00
Flamuri i Kosovës ishte i dyti për nga lartësia të dielën në Paris. Më poshtë se ai ishin flamujt e Brazilit e të Francës. Kjo në saje të xhudistes, Distria Krasniqi, e cila ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike Paris 2024. 
 
Distria Krasniqi u mposht në finale nga xhudistja e Uzbekistanit, Diyora Keldiyorova.
 
Duke folur pas ndeshjes, Krasniqi ka thënë se fokusimi i saj në gjysmëfinale ndikoi në paraqitjen në finale. 
 
Teksa flamuri i Kosovës ngrehej lart, nënkampionia olimpike e shihte me buzëqeshje atë.
 
Thirrja e emrit të kampiones, xhudistes nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova, për t’ia dhënë asaj medaljen e artë, ka bërë që Krasniqi edhe të duartrokasë. 
 
Xhudistja kosovare e ka një medalje të fituar në Olimpiadë. /GazetaSinjaliSport/
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave