Osmani bisedon me presidentin gjerman për anëtarësimin në KiE
Osmani bisedon me presidentin gjerman për anëtarësimin në KiE 15.05.2024 | 01:28
Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
 
Temë diskutimi sipas të parës së shtetit ishte anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.
 
“Dje bisedova me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, ku diskutuam anëtarësimin e Kosovës në KiE. Theksova rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi, për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga mekanizmat e Këshillit”, ka shkruar presidentja Osmani në platformën X.
 
Tutje Osmani ka thënë se anëtarësimi i Kosovës nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut, por edhe një fitore për kontinentin evropian dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.