Forcat ajrore turke kanë goditur Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Sirinë veriore dhe në Iraq të mërkurën mbrëma lajmëroi Ministria e Mbrojtjës së këtij vendi, transmeton Gazeta Metro.
Sipas agjencisë shtetërore turke Anadolu, 32 objektiva janë shkatërruar në sulmin e mbrëmjes dhe operacionet ajrore janë duke vazhduar. Ministria e Mbrojtjës tha se forcat turke do të “vazhdojnë të luftojnë kundër terrorizmit me vendosmëri”.
Më parë gjatë ditës Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, tha se anëtarët e PKK “duket” se janë përgjegjës për sulmin terrorist në zyret e Industrive Aero-Hapësinore (TUSAS), ku 5 persona mbeten të vdekur dhe 22 të lënduar, raporton POLITICO.
TUSAS është kompani publike dhe monton e prodhon pajisje ushtarake ajrore.
Përgjegjësinë për këtë sulm nuk e ka marrë PKK apo ndonjë grup tjetër megjithatë autoritetet turke nuk kanë hezituar ti vendosin gishtat në drejtim të organizatës kurde./gazetametro.net